James Jeffrey emërohet në postin e përfaqësuesit të posaçëm për koalicionin kundër DAESH-it

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas dorëheqjes së Brett McGurk, në postin e përfaqësuesit të posaçëm të Amerikës për Koalicionin Ndërkombëtar kundër DAESH-it u emërua James Jeffrey, i cili aktualisht kryen detyrën e Përfaqësuesit Special për Sirinë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Robert Palladino, në deklaratën e bërë me shkrim bëri të ditur se Ambasadori, James Jeffrey do të kryejë detyrën e Përfaqësuesit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Koalicionin Ndërkombëtar kundër DAESH-it.

Ai tërhoqi vëmendjen se Jeffrey do të vazhdojë edhe detyrën e Përfaqësuesit Special për Sirinë dhe shtoi: “Ambasadori Jeffrey do të udhëheqë dhe do të koordinojë marrëdhëniet e Departamentit amerikan të Shtetit me Koalicionin Ndërkombëtar në mënyrë të përshtatshme në Siri dhe Irak për mposhtjen përfundimtare të DAESH-it dhe do të sigurojë koordinimin për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria në përputhje me direktivën e Presidentit Trump”.

Brett McGurk, kryente detyrën e përfaqësuesit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Koalicionin Ndërkombëtar kundër DAESH-it.

Pas një eksperience 5-vjeçare që ktheu Irakun në një vend kaosi me themel etnik dhe sektar dhe që përgatiti terren për DAESH-in, ai ndërmori politika me përparësi organizatën separatiste terroriste YPG/PKK në Siri.

McGurk, që njihet si arkitekti i strukturës federale të Irakut, u përpoq që t’i impononte Sirisë modelin e Irakut dhe përvetësoi strukturën me në themel PKK-në në veri të Sirisë.

McGurk, dha dorëheqjen pas vendimit të udhëheqjes amerikane në 19 dhjetor për t’u përhequr nga Siria./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne