Bota

Javën e ardhshme Lavrov do të vizitojë Turqinë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova në konferencën javore për gazetarët tha se ministri Sergey Lavrov në datat 13-14 gusht do të vizitojë Turqinë dhe do të marrë pjesë në një mbledhje, ku do të jenë të pranishëm ambasadorët dhe përfaqësuesit e përhershëm në Ankara.

Zaharova shtoi se Lavrov do të zhvillojë një takim edhe me homologun e tij turk, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Sipas Zaharovës palët do të bisedojnë për çështjet aktuale ndërkombëtare, kryesisht mbi procesin e tranzicionit në Siri.

Dyshja Lavrov-Çavushollu do të trajtojë edhe çështjet lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare turko-ruse, ku do të fokusohet në veçanti në procesin e ndërtimit të gazsjellësit “Rrjedha Turke” dhe të centralit të parë bërthamor të Turqisë në Akkuyu, shtoi ajo./ trt

OPINIONE