SELAKOVIÇ: VUÇIÇ NUK E PRANON PAVARËSINË E KOSOVËS VETËM PËR SHKAK TË KUFIJVE EKZISTUESE

Sekretari i përgjithshëm i kryetarit të Serbisë Nikola Selakoviç ka deklaruar se problemi i vetëm përse Vuçiç nuk dëshiron ta pranojë Kosovën si të pavarur janë “ato kufij të cilat po iu imponohen”.

Ai thekson se më nuk guxojnë të presin, dhe se Vuçiq po angazhohet për zgjidhje me të cilën do të shmanget lufta në të ardhmen.

Nikola Selakoviç, ka thënë se për vendosje të kufirit me shqiptarët, gjë që kryetari Vuçiq e ka përmendur si zgjidhje e mundshme për Kosovën, ka folur edhe Dobrica Qosiq, i cili ka qenë kryetar i RFS para 26 vjetëve.

“Kjo flet se ky problem është afatgjatë, serioz dhe kompleks, e të cilin nuk mundëm ta zgjedhim në mënyra tjera kur ishim shumë më të fortë”, ka thënë Selakoviq.

“Kemi 95 për qind të popullatës e cila nuk dëshiron të jetojë në Serbi. Në këtë situatë, në të cilën na e kanë lënë Kosovën në vitin 2008, në vitin 2009 e bartën problemin nga Kombet e Bashkuara në institucionet e BE, e morën konfirmimin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, dhe në këto kushte të pamundura pritet nga kryetari Vuçiq, qeveria dhe pushteti që të mos rrezikohet ekonomia jonë, që të mos rrezikohen investimet të cilat vijnë në Serbi, që të mos rrezikohen rrogat dhe pensionet. Pyes si?”, thotë Selakoviq.

Duke komentuar reagimet e vendeve të perëndimit, për të cilat kufiri ekziston qysh nga viti 2008 dhe të cilat konsiderojnë se zgjidhja e tillë mund ta destabilizojë rajonin, Selakoviq thotë se ky është problemi i vetëm përse kryetari nuk e pranon Kosovën si të pavarur “në ato kufij të cilët na imponohen”.

Burimi: Insajderi.com.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne