Ministri izraelit bën thirrje për atentat ndaj liderëve të Hamasit dhe shkatërrimin e Gazës

Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich i bëri thirrje agjencisë së inteligjencës së jashtme izraelite, Mossad që të kryejë atentat ndaj liderëve të Hamasit dhe të shkatërrojë plotësisht Rripin e Gazës. Në llogarinë e tij në median sociale X, Smotrich dha një deklaratë pas takimit të Këshillit të Luftës në të cilin me iniciativë të ushtrisë izraelite, Mossadit dhe agjencisë së sigurisë së brendshme Shin Bet (Shabak) u diskutuan linjat kryesore për një marrëveshje të re me Hamasin për shkëmbimin e pengjeve dhe operacioni i mundshëm ushtarak në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

“Mossad në vend që të angazhohet në negociata që dëmtojnë sigurinë e Izraelit ka ardhur koha që të rikthehet në atë për të cilën është trajnuar të kryejë, për të eliminuar liderët e Hamasit në të gjithë botën”, tha Smotrich. Duke refuzuar çdo lloj negociate për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin, Smotrich tha: “Pas kësaj me Hamasin duhet të flasim vetëm me raketa dhe bomba”.

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë bëri thirrje që qyteti Rafah në jug të Rripit të Gazës “duhet të pushtohet në mënyrën më të shpejtë dhe në mënyrën e fuqishme të mundshme dhe se pushtimi duhet të vazhdojë deri në shkatërrimin e plotë”. Smotrich pretendon se “kjo është mundësia e vetme e nevojshme për sigurinë e Izraelit dhe për të rikthyer njerëzit e rrëmbyer”. Sipas kanalit izraelit “Channel 13”, nisma e re, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, thuhet se kërkon që Hamasi të lirojë mbi 20 pengje izraelite,

Kanali i cili njoftoi se Egjipti ka bërë presion për marrëveshjen dhe se një delegacion nga Kajro do të vijë sot në Izrael për të diskutuar detajet, pretendoi se marrëveshja përfshin një armëpushim disa javor dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës, përfshirë korridorin “Netzarim” i cili ndan pjesën veriore të Gazës nga ajo jugore. Bisedimet ende nuk kanë përfunduar për shkak se qeveria e Tel Avivit ka refuzuar kërkesat e Hamasit për përfundimin e sulmeve izraelite, tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës dhe rikthimin e palestinezëve në veri të Rripi të Gazës./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne