Jazëk të qoftë Ahmed Kalaja!

Trembet Ahmed Kalaja, bën hallall votimin për Bajram

Ditën e djeshme në gazetën Koha Jonë, hoxha vehabist Ahmed Kalaja dënoi vendimin e qeverisë Rama për të organizuar zgjedhjet në datë 25 qershor, ditën e Bajramit.

Hoxha vehabist Kalaja deklaroi se :

“Ky është turp i madh”. Sipas tij, “politika duhet të reflektoj për këtë datë dhe ta ndryshojë”. Kalaja shtoi se Fiter Bajrami nuk është ditë pazaresh. “Dita e Fitër Bajramit te ne myslimanët gëzon shenjtëri të veçantë është ditë pushimi në kalendarin vjetor të myslimanëve, po edhe të festave zyrtare të shtetit shqiptar. Ndërmarrja e një hapi të tillë nga parlamenti do të ishte një ogur i keq i martesës së brishtë dhe një tregues se torta e qeverisë teknike është e helmuar, jo e bekuar”,- tha Kalaja. Imami Kalaja e cilëson si një fyerje që u bëhet myslimanëve. Ai thotë se “forcat politike kanë kohë për të reflektuar deri të hënën edhe këtë ta marrin në konsideratë përndryshe për ne do të jetë tepër ofenduese, jo më ditë gëzimi e feste po një ditë e hije zezë diskriminuese”.

Por sot pasi i ka bërë presion mesa duket qeveria Rama, Kalaja është bërë lepur dhe po lëpin atë që pështye dje. Ka pranuar të shkeli me këmbë mbi fenë Islame, ditën e shenjtë të Bajramit që ka bekuar Allahu në Kuran dhe profeti Muhamed në hadithe dhe urdhëron besimtarët që ti binden Edi Ramës dhe shejtanëve të politikës shqiptare. Ja statusi i tij në facebook:

Sqarim per Opinionin Publik.

Per Bajram do festojme e nuk eshte haram te votojme.

Me emrin e Allahut shume te Meshirshem, Meshirues

Per Bajram do festojme e nuk eshte haram te votojme, me beri habi nuk me tingelloi mire, mirepo situata ne kendveshtrim kushtetues edhe ligjor e percaktonte shprehimisht ;” nje nga dy te djelat e fundit” shoh qe nuk len hapesire manovrimi ne favor te mos perplasjes ashtu sic jam shprehur ne dy deklarimet e djeshme.
Pikerisht per kete sqaroj me tej se; Arritja e nje konsensusi apo marreveshje politike, na tregon te gjitheve se ATDHEU eshte i yni e per te ardhmen tone duhet te kontribuojme te tere.
Si individ, dua te sqaroje se respektimi i Ligjit Themelor te ketij vendi, Kushtetutes, prej besimtareve muslimane eshte nje prioritet qe nuk duhet anashkaluar prej askujt qe e do vendin e tij.
Gjithashtu mendoj dhe besoj se ndryshimi I dates se zgjedhjeve nuk eshte nje obligim i hoxhallareve, por i ligjvenesve, e per kete arsye, them dhe besoj se dita e percaktuar per zgjedhjet eshte dicka qe tejkalon mundesite e kapacitetin tone per te sugjeruar nje ndryshim pasi ai eshte vendosur e caktuar ne Ligjin Themelor. Besimtaret muslimane si pjese e kesaj shoqerie duhet te shprehen me votë, nese duan, e te zgjedhin perfaqesuesit qe ata mendojne se do ti cojne drejt prosperitetit material.
Ndersa une si hoxhe e teolog, do kisha dashur qe dita e Bajramit te ishte feste kombetare e te perjetohej prej te tereve ashtu sic ka qene kahera.
Sido te jete, perkrah bindshem ligjet e vendit tim dhe besoj qe ligjvenesit e atdheut tim kane marre vendimin e duhur, pavaresisht koicidences, qe dita e zgjedhjeve bie per dite Bajrami.
Kjo do na jap mundesine ne teologeve, ashtu si dhe KMSH qe te percjellim mesazhe paqeje, sensibiliteti e qetesie ate dite kur do percaktohen “fatet” e ketij vendi.
E sigurte qe ne muslimanet do festojme per Bajram, do bejme feste te madhe, do lutemi per udheheqesit e vendit tone qe Zoti ti udhezoj ne pune te mira, larg korrupsionit dhe ne permiresimin e gjendjes se popullit tone.
Per Bajram do festojme, do votojme, do urojme garuesit ne votim, qe te fitoje ai qe i sjell vendit zhvillim e begati Shqiperise tone.

AMIN!

Siç shikohet nga deklarata më lartë, Kalaja ka mohuar Allahun për Atdheun. Fjalën Atdheu e ka bërë me të madhe dhe për hir të Atdheut, dmth pushtetit të Edi Ramës i cili po të dojë e fut në burg për thirrjet e tij të dikurshme për xhihad në Siri, ai ka bërë të paimagjinueshmen. Ka mohuar festën e shenjtë të Bajramit.

Ahmed Kalaja është simbol turpi për muslimanët shqiptarë. Kleri i krishterë do kishte bërë namin në Shqipëri për të mbrojtur shenjtërinë e Pashkës dhe Krishtlindjeve. Por Kala mavrisë, i ka shkuar frika aq thellë në palcë, sa që po ti thotë Edi Rama që nesër do vësh kryq në qafë dhe do mohosh Allahun, ai, ndoshta edhe këtë maskarallëk e bën.

Jazëk të qoftë Ahmed Kalaja qe shite shenjterine e Bajramit sikur Jude Iskarioti qe shiti Jezu Krishtin!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne