Bota

Jëlldërëm: Mizoria ndaj myslimanëve të Arakanit është gjenocid

Kryeministri turk Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se mizoria e budistëve nacionalistë në Arakan ndaj myslimanëve është një gjenocid.

Në fjalimin e mbajtur në takimin e Partisë AK në Stamboll, kryeministri Jëlldërëm u shpreh edhe në lidhje me masakrat ndaj myslimanëve të Arakanit.

“Llahtari i përjetuar ditët e fundit në Arakan kalon në histori si krimi njerëzor më i madh në botë në shekullin e 21-të. Emri i vrasjeve të tilla të bëra me qëllim ndaj njerëzve të parambrojtur vetëm se janë myslimanë, e them qartë se është një gjenocid. Shpresojmë që me thirrjet e presidentit tonë të nderuar Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayip Erdoğan) ndaj liderëve të botës islame të ketë zhvillime pozitive në lidhje me çështjen e Arakanit dhe ti jepet fund sa më parë mizorisë në këtë vend” u shpreh Kryeministri Jëlldërëm./ trt

OPINIONE

INTERVISTA