Jemen, Huthit rrëzojnë një dron “spiunazhi”

Grupi rebel Huthi sot bëri të ditur se ka rrëzuar një dron “spiunazhi” në veri të Jemenit.

Zëdhënësi i grupit, Yehia Serie deklaroi se droni i rrëzuar ishte një mjet fluturimi pa pilot ScanEagle i prodhuar nga SHBA-të.

Droni “u rrëzua derisa kryente veprimtari armiqësore dhe spiunazhi në zonat kufitare me Arabinë Saudite”, tha Serie.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët ende nuk është prononcuar për incidentin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne