Operacioni në Siri – Bie dëshmor 1 ushtar turk

Në zonën ku zhvillohet operacioni «Burimi i Paqes» ka shpërthyer një eksploziv i improvizuar, i cili ishte vendosur më parë nga terroristët, njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

Si pasojë e shpërthimit 1 ushtar ka rënë dëshmor, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur. Ushtarët e plagosur janë transferuar në spital dhe kanë nisur të marrin trajtimin mjekësor.

“I lutemi Zotit të mëshirojë dëshmorin tonë të shenjtë, i cili humbi jetën në këtë ngjarje që na ka mbushur me një dhimbje dhe hidhërim të thellë; i shprehim ngushëllimet tona familjes së pikëlluar, Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe popullit tonë fisnik si dhe urojmë shërim sa më të shpejt për shokët tanë heronj të armëve që janë plagosur”,- përfundon komunikata e Ministrisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne