Yusuf Islami fton Presidentin Erdogan në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Kembrixhit

Siç bëjnë të ditur burimet presidenciale në Ankara, gjatë pritjes Islami e ka ftuar Erdoganin që të marrë pjesë muajin e ardhshëm në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë Qendrore të Kembrixhit, ndërtuar falë bashkëpunimit të Fondacionit të Akademikëve Myslimanë dhe Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV).

Islami gjithashtu e falënderoi kreun e shtetit turk për ndihmat e Turqisë gjatë ndërtimit të Xhamisë Qendrore të Kembrixhit.

“Ne hasim në çdo fushë të jetës bamirësinë dhe mikpritjen e popullit turk nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili përfaqëson sot kombin dhe kulturën që strehon, u del zot dhe përqafon më shumë se 4 milionë refugjatë”, vlerësoi ai.

Pasi bëri me dije se Xhamia Qendrore e Kembrixhit është një prej shembujve të parë të xhamive ambientaliste në Evropë, artisti i famshëm theksoi se ky objekt kulti do të luajë rolin e një ure ndërkulturore në Kembrixh.

“Do të jem i nderuar që ta shoh Presidentin e Turqisë, z. Erdogan, i cili ka misionin e urës ndërmjet qytetërimeve në trashëgiminë kulturore dhe historike, në përurimin e Xhamisë Qendrore të Kembrixhit”, u shpreh Islami duke njoftuar se Projekti “Treni i Paqes” do të nisë nga Turqia.

Yusuf Islami i dhuroi Eroganit gjithashtu maketin e lokomotivës së emërtuar sipas këngës së tij me titull “Treni i Paqes” (Peace Train)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne