Bota

Jemen, rebelët njoftuan ndalimin e sulmeve raketore ndaj Arabisë Saudite

SANA – Një udhëheqës i lartë i rebelëve shiitë të Jemenit thotë se grupi do t’i jap fund sulmeve raketore në Arabinë Saudite për hir të përpjekjeve për paqe, transmeton Anadolu Agency.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka zhvilluar luftë kundër rebelëve, të njohur si Huthi, për të rikthyer qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit në pushtet.

Udhëheqësi rebel, Mohammed Ali al-Houthi, thotë se rebelët e mbështetur nga Irani urdhëruan ndërprerjen e sulmeve me raketa dhe me dronë ndaj Arabisë Saudite dhe forcave anëtare të koalicionit Emiratet e Bashkuara Arabe me kërkesë të të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Martin Griffiths.

Deklarata u publikua nga mediat e kontrolluara nga rebelët herët të hënën.

Griffiths të premten njoftoi se të dyja palët kishin rënë dakord të marrin pjesë në bisedimet në Suedi, që synojnë përfundimin e luftës trevjeçare.

OPINIONE