Më në fund SHBA bën një lëvizje për të ekspozuar anën e errët të FETO-s, grupit të drejtuar nga Gylen

Shtetet e Bashkuara po e kuptojnë gradualisht “anën e errët” të grupit terrorist të Gylenit (FETÖ), falë një hetimi që u lançua pas përpjekjeve të shumta të Turqisë për të zhbërë grupin terrorist, njoftoi Ankaraja të shtunën. Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoglu tha se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) kohët e fundit filloi të hetojë shkeljet e FETO-s brenda ligjeve të SHBA-së. “Megjithëse nuk ka shumë kohë që nga fillimi i hetimeve, agjencia ka filluar të shohë se si kjo organizatë shkel ligjet, mashtron bankat amerikane dhe shmang taksat”, tha ministri, duke shtuar se ana e errët e grupit terrorist më në fund filloi të shihej nga autoritetet amerikane në sajë të hetimit.

“Ata filluan ta kuptojnë sesi funksionon FETÖ përmes taktikave profesionale. Ky është informacioni që na dhanë amerikanët. Gjithashtu edhe ne kemi ndarë informacione të nevojshme me ta për këtë çështje”, deklaroi Çavuşoğlu. Më parë, në qershor, Çavuşoğlu njoftoi se FBI nisi hetimet kundër FETÖ-s në 20 shtete të SHBA-së. Në një intervistë televizive, Çavuşoğlu tha se ministria e tij ishte informuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo lidhur me hetimet edhe pse ai nuk diskutoi shumë lidhur me këtë temë.

FBI ka kryer tashmë një hetim në shkollat ​​e lidhura me grupin terrorist edhe pse ishte e qartë për progresin e hetimeve që u përqëndruan në praktikat e huaja të biznesit të këtyre shkollave. FBI ka bashkëpunuar gjithashtu me autoritetet turke në një hetim mbi skemat e dyshuara të pastrimit të parave të grupit terrorist, thotë një raport i mëparshëm i gazetës Sabah.

Në këtë kontekst, hapi më i madh erdhi kur kreu i një prej institucioneve më të rëndësishme të FETÖ-t në SHBA, i njohur si Këshilli Turko-Amerikan dhe Eurasian, Kemaş Öksüz, u kap në Armeni më 30 gusht. Öksüz kërkohej nga FBI për mashtrimin e Komisionit të Etikës të Kongresit Amerikan nëpërmjet dokumenteve të rreme.

SHBA është një nga vendet perëndimore ku FETÖ, e akuzuar për kryerjen e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi përmes infiltruesve të saj në ushtri, mbetet aktive. SHBA është baza e një bashkësie të madhe të Gylenistëve, duke përfshirë udhëheqësin e grupit Fetullah Gylen.

FETÖ operon 140 shkolla në 26 shtete në SHBA. Shkollat ​​në SHBA, disa prej të cilave i kanë ndryshuar emrat me kalimin e kohës, u hapën në fund të viteve 90 dhe në fillim të viteve 2000. Rreth 60,000 nxënës ndjekin shkollat ​​ çdo vit. Këto shkolla të FETÖ-s zakonisht manaxhohen nën organizata ombrellë dhe drejtohen përmes fondacioneve. Si shembull kemi 46 shkolla në Teksas që quhen “Harmonia”, 30 shkolla në Ohajo të quajtura “Koncepti”; disa të tjera quhen “Manjola”.

Çavuşoğlu gjithashtu përsëriti se hezitimi i Uashingtonit për të ekstraduar Gylenin mbetet një burim i përçarjes midis dy aleatëve të NATO-s, duke kërkuar hapa konkrete në këtë rast.

Çavuşoğlu nënvizoi se tensionet mes Ankarasë dhe Uashingtonit nuk janë shkaktuar vetëm nga çështja e pastorit Andrew Brunson, duke shtuar se refuzimi i Shteteve të Bashkuara për të ekstraduar Gylenin, kriminelin më të kërkuar në Turqi dhe mbështetjen ndaj Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PKK) në Siri, janë çështje jetike që presin të zgjidhen për të rregulluar marrëdhëniet dypalëshe.

“Gjithkush është përpjekur të shoqërojë rastin [tensionet] me pastorin Brunson, por ka dy çështje që i kanë vështirësuar marrëdhëniet: njëra është mbështetja amerikane për YPG / PKK në Siri, e dyta është mosplotësimi i kërkesave tona në lidhje me FETÖ-n dhe udhëheqësin i saj Gylen, i cili është përgjegjës për përpjekjen e grushtit të shtetit të 15 korrikut,” tha ai gjatë një takimi me komunitetin turk në konsullatën e Ankarasë në Nju Jork.

Disa media në SHBA kishin njoftuar më parë se Ankaraja kërkonte ekstradimin e Gylenit në shkëmbim të lirimit të Brunsonit, një pretendim i refuzuar nga administratat e të dy vendeve. Pastori Brunson, një klerik ungjillor i cili jetonte në Turqi për rreth dy dekada, u gjet fajtor për krime të lidhura me spiunazhin nga një gjykatë muajin e kaluar, por u lirua për kohën e shërbyer nën arrest shtëpiak.

Më herët të enjten, NBC News raportoi se administrata Trump i kishte kërkuar disa agjencive federale që të gjejnë mjete ligjore për të ekstraduar udhëheqësin e FETÖ-s në Turqi. Megjithatë, Presidenti Donald Trump tha të shtunën se ekstradimi i Gylenit në Turqi nuk ishte në axhendën e tij.

“Jo, nuk është në shqyrtim,” u tha Trump gazetarëve të shtunën.

Gyleni, i cili mbërriti në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, aktualisht jeton në një kompleks luksoz në Saylorsburg të Pensilvanisë, në një mërgim të vetëshpallur. Ai asnjëherë nuk e ka lënë kompleksin e ruajtur mirë, por shpesh jep që aty intervista për mediat e huaja. Ankara e kërkon zyrtarisht ekstradimin e Gylenit që më 19 korrik 2016 dhe që prej atëherë ka dërguar qindra dosje të mbushura me prova që implikonin Gylenin dhe FETÖ-n në përpjekjen për grusht shteti. Çështja u ngrit në takimet bilaterale midis zyrtarëve turk dhe amerikanë në telefonata, letra dhe shkëmbime të tjera.

Turqia gjithashtu kërkon një arrestim parandalues ​​për ta mbajtur Gylenin në SHBA pas raportimeve që dolën se kreu terrorist po planifikonte të largohej në një vend tjetër. Ndërsa Ankaraja thotë se provat tregojnë se rrjeti i Gylenit kishte formuar një rrjet sekret brenda shtetit turk dhe u përpoq ta rrëzojë atë me qëllimin përfundimtar të marrjes së shtetit nëpërmjet grushtit të shtetit, SHBA ngurron ta ekstradojë atë, duke pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme për implikuar atë në përpjekjen e grushtit të shtetit në 15 korrik 2016. Kjo mbetet një përçarje e thellë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Pavarësisht nga përpjekjet e forta të Ankarasë, administrata e ish-Presidentit Barak Obama nuk ndërmori asnjë veprim kundër udhëheqësit terrorist Gylen. Nën rrethana normale, Gyleni duhej të ishte arrestuar që kur autoritetet turke lëshuan kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij sipas traktatit të vitit 1979 midis SHBA-së dhe Turqisë. Ish-Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdağ shkoi disa herë në SHBA për të përshpejtuar procesin ligjor dhe u takua me autoritetet e SHBA-së, duke përfshirë ish-Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së Jeff Sessions; megjithatë, deri më tani nuk janë marrë hapa formalë për këtë çështje.

Aktualisht, qeveria turke i ka rritur përpjekjet e saj për të bindur administratën e Trump që të ndërmarrë hapa konkretë për këtë çështje./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne