Pepe Escobar
Ansarallah tani ka luksin të instalojë një pikë pagese (tra trau), me sa duket me disa nivele, në Bab al-Mandab, nëse dëshiron.
Jo më pak se 25 vjet pas 11 shtatorit, Engjëlli i Historisë jep sërish një goditje të fuqishme. Pesë vjet më parë, patëm poshtërimin befasues perandorak në Afganistan, të arritur brenda pak ditësh. Tani, kemi poshtërimin befasues të Arabisë Saudite, vazale e Sindikatës Epstein, në Jemen, po ashtu të arritur brenda pak ditësh.
Poshtërimet e njëpasnjëshme tani ndjekin rrugën e Perandorisë si një murtajë – dhe këtu nuk po flasim as për humbjet e ardhshme, stratosferike dhe të dyfishta strategjike në Azinë Perëndimore dhe në tokën e zezë të Novorossiya-s. Kokët e perandorëve dikur prisheshin në Romën e lashtë të parimit “Përça e Sundo” për shumë më pak se kaq.
Rënia e përgjithshme e bandave të mercenarëve sauditë në Jemen është aq e shpejtë sa madje edhe mediat kryesore të Sindikatës Epstein janë detyruar ta pranojnë atë. Stuhia e Ansarallah po merr qytete; ishuj; po kap mijëra kriminelë; po çliron të gjithë të burgosurit – duke u ofruar atyre falje; po merr kontrollin e një numri të papërcaktuar tankesh dhe armësh amerikane – një Afganistan i përsëritur; si dhe po pritet si çliruese e tokës jemenite në të gjithë spektrin fisnor.
Dhe natyrisht, Ansarallah nga tani e tutje, zyrtarisht, ka marrë kontrollin e plotë të Bab al-Mandab-it mega-strategjik, ose “Portës së Lotëve”.
Sa i përket imazheve ikonike, Mohammed al-Houthi, kushëriri i Udhëheqësit Suprem Abdul-Malik Al-Houthi, u pikas në Al-Jarrahi-n e çliruar duke drejtuar një nga automjetet e brodisura të panumërta të braktisura nga bandat mercenare të kontrolluara nga EBA.
Shërbimet e inteligjencës prapa Stuhisë së Ansarallah – e përshkruar si operacioni më i madh i kapjes masive në luftën moderne – u koordinuan me kujdes me IRGC-në (Rojet e Revolucionit Iranian). Aksit të Rezistencës i bëhej e ditur plotësisht se pas sulmeve shkatërruese iraniane në bazat e Jordanisë, SHBA-ja ishte e pafuqishme për t’u ardhur në ndihmë sauditëve për të parandaluar një mësyje jemenite.
Dhe kjo ishte vërtet një mësyje, përgjatë gjithë bregdetit perëndimor të Jemenit: nga Hays në Al-Khokha dhe Al-Mokha përmes Al-Wazi’iyah, përfshirë kampet ushtarake të Khaled dhe Jabal al-Nar, plus ishujt e Detit të Kuq.
Hizam al-Assad, anëtar i Byrosë Politike të Ansarallah, në një intervistë për Al-Mayadeen, rikonfirmoi “rëndësinë strategjike” të të gjithë bregdetit perëndimor, “dhe rajonit të Al-Khokha-s, rajonit të Hays-it, si dhe rajonit të Al-Mafqa deri në Dhabab dhe Miyyun, si dhe ishujve jemenitë në Detin e Kuq.”
Hizam al-Assad detajoi gjithashtu përpjekjen e sauditëve “për të krijuar një lloj shkëputjeje sociale në këto rajone, qoftë përmes ‘DAESH-izimit’ të tyre, qoftë përmes përkeqësimit të shumë veçorive rajonale, sektare dhe konfesionale.”
Konteksti është kyç. Në vitin 2015, Rijadi mblodhi një “koalicion vullnetarësh” të tipit arab për të dëbuar në thelb Ansarallah/Houthi-t nga kryeqyteti Sana’a.
Dështim i madh – madje edhe duke vendosur një bllokadë në portet e Jemenit dhe duke bombarduar pa dallim (më janë treguar disa objektiva, disa prej të cilëve të rindërtuar, nga Sana’a në Sa’ada). Duke filluar nga viti 2022, një lloj armëpushimi jozyrtar ishte në fuqi, përmes një memorandumi mirëkuptimi. Sauditët e mekur e thyer atë në korrik, duke sulmuar pistën e aeroportit të Sana’a-s.
Si e fituam bregdetin perëndimor
Hizam al-Assad konfirmoi se “ne kishim vlerësime se pushtuesi do të rrëzohej në këto rajone nga brenda (…) Ne vlerësuam se komuniteti do të ngrihej dhe do ta dëbonte atë (…) Tërhiqja e armikut ishte në fakt e shpejtë dhe e çregullt (…) Armiku nuk ka asnjë kauzë në Jemen, veçanërisht instrumentet lokale, të cilët realizojnë agjendat saudite për para.”
Cilësimet perëndimore për “agresionin” jemenit përsëri nuk hyjnë as te kategoria e të qenit patetike. Hizam al-Assad sqaron se “ne kemi një trajektore në kuadër të operacioneve që vendosin ekuacionin ‘bllokadë për bllokadë’ dhe ‘eskalim për eskalim’, dhe ky është orientimi ynë kryesor. Dhe sikur armiku saudit të mos kërkonte ta prishë këtë trajektore dhe ta thyejë këtë ekuacion (…) trajektorja jonë është e qartë: të marrim me forcë të drejtat legitime të Jemenit dhe të thyejmë bllokadën e vendosur ndaj vendit tonë nga armiku saudit.”
Marina e SHBA-së më parë u dëbua de facto nga Deti i Kuq nga aftësitë e edhtuara ushtarake jemenite – përfshirë raketa hipersonike, 100% të prodhuara në nivel lokal. Duket se Rijadi nuk e kuptoi mësimin.
Forcat e Armatosura të Jemenit konfirmuan se sauditët ndërmorën dhjetëra bastisje ajrore, “në të gjithë guvernoratet e Taiz, Hodeidah, Marib dhe Al-Jawf”, të kryera nga avionë F-15 dhe Typhoon që ngriheshin nga baza Mbreti Fahd në Taif dhe baza Mbreti Khalid në Khamis Mushait.
Zëdhënësi i palëkundur i Forcave të Armatosura të Jemenit, Gjenerali i Brigadës Yahya Saree – të cilin pata nderin ta takoja vitin e kaluar në Jemen – konfirmoi se raketat tokë-ajër “Prodhuar në Jemen” detyruan sauditët dhe mercenarët të braktisnin bazën në Taiz, një nga ato të projektuara posaçërisht për të ngacmuar Jemenin.
Taiz është kyç: një nga qytetet më të mëdha të Jemenit. Ansarallah tani ka kontrollin e plotë – një aset masiv strategjik.
Kur vjen puna te asetet strategjike, pak mund të krahasohen me ishullin Mayun – i njohur gjithashtu si Perim, pikërisht në mes të Bab al-Mandab-it. Atje ka një aerodrom ushtarak dhe një bazë ushtarake të ndërtuar nga EBA me bashkëpunimin izraelit, e mbushur me armë të teknologjisë së lartë. E gjithë kjo tani është pronë e Ansarallah.
Tani që Ansarallah kontrollon thuajse të gjithë bregdetin perëndimor, ajo që mbetet për t’u pushtuar është kryesisht Marib – për fushat e naftës dhe gazit – dhe porti i Adenit, ku grumbullohet pjesa më e madhe e forcave mercenare të rreshtuara kundër Sana’a-s.
Dilema humbje-humbje e Arabisë Saudite
Stuhia e Ansarallah e ndërlikon fushën e shahut në Azinë Perëndimore – dhe më gjerë – në një shkallë magjepsëse. Çmimi i naftës është jashtë kontrollit. IRGC po paralajmëron për lëshimin e një arme të re që “do t’u japë perandorakëve një sulm në zemër” – duke shkatërruar bllokadën detare amerikane të luhatshme.
Aleanca e Mbrojtjes së Mekës, për të cilën është folur kaq shumë, po përballet me dhimbjet e saj të para të lindjes. Turqia është disi tashmë e përfshirë në luftën saudite ndaj Jemenit – pasi dronët turq kanë rënë si miza brenda Jemenit prej javësh. Pakistani ka paralajmëruar me ngurrim se pakti i mbrojtjes mund të bëhet operacional – vetëm për t’u terhequr më pas e për të deklaruar se nuk zbatohet për një situatë ekzistuese (si lufta saudite e nisur në vitin 2015).
MbS duhet të organizojë një pelegrinazh te Porta për të derdhur Lotët e tij strategjikë. Çdo gjë saudite, madje edhe pulëbardhat, nuk do ta kalojnë Bab al-Mandab-in nën mbikëqyrjen e Forcave të Armatosura të Jemenit.
Tani lidheni këtë me “Big Bang-un”: sulmin e koordinuar të shumëfishtë në tubacionin Abqaiq-Yanbu, rruga e fundit e mbetur për eksportet e naftës saudite pas bllokadës së Ngushticës së Hormuzit, një kolonë masive tymi të zi prej 100 km që ngrihet në qiellin e shkretëtirës e kapur në pamjet satelitore Sentinel-3.
Pasojat: pritni që kostot e prodhimit për fabrikat e plehrave azotike nga Evropa në Azi të dalin tërësisht nga kontrolli. Rendimentet e grurit, meut dhe misrit janë të sigurta se do të bien drastikisht, paralelisht me rritjen marramendëse të çmimeve të naftës. Ujitja dhe vjelja do të bëhen një privilegj vetëm për të pasurit.
Ansarallah tani ka luksin të instalojë një tra pagese, me disa nivele, në Bab al-Mandab, nëse dëshiron. Megjithatë, nuk do të ketë përjashtime për Rijadin; beduinët e budallepsur të shkretëtirës do të marrin vetëm një listë kërkesash të ashpra.
Perspektivat e Arabisë Saudite janë tejet të zymta, meqenëse po hyn në konfigurimin më të keq të mundshëm humbje-humbje: infrastruktura e naftës në tokë është e shkatërruar, ndërsa rrugët e eksportit detar janë të bllokuara. Vendimi përfundimtar nuk është shpallur ende. Por çdo gjë tregon, frikshëm, se Arabia Saudite po përgatitet të bjerë e të katandiset në një shkretëtirë të braktisur, në dobi të të dyshuarve të zakonshëm./unz.com
















