“Jemi pro kërkesës së SPAK”/ PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

Partia Demokratike do të depozitojë këtë të hënë, më 2 mars, në Kuvend, raportin që ka dalë nga Këshilli i Mandateve për dhënien e autorizimit Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për arrestimin e zv.kryeministres në detyrë, Belinda Ballukut.

“Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportine Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit.

Në orën 14:00 në një konferencë për shtyp do të prezantojmë Raportin dhe do të sqarojmë detajet e plota pse kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe duhet t’i hapet rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një postim në rrjetet sociale.

Sjellim ndërmend se mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e datës 23 shkurt, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për heqjen e imunitetit si deputete të  përfundoi me dy raporte të ndryshme të palëve.

Opozita u shpreh pro kërkesës së strukturës së posaçme për dhënien e autorizimit për një masë të re shtrënguese për zv.kryeministren Balluku, që shkon deri në heqjen e lirisë së saj. Ndërsa shumica, edhe pse vendimin përfundimtar do ta diskutojnë në grupin parlamentar mendon se masa aktuale e lënë në fuqi dhe pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Kryeministrit Rama, ajo e pezullimit nga detyra, është e mjaftueshme./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne