Jeremy Corbyn: Trump përgjegjës për tensionet në Gjirin Persik

Lideri i partisë laburiste të Anglisë deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump është përgjegjësi kryesor për tensionet aktuale në Gjirin Persik.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jeremy Corbyn ditën e shtunë vuri në dukje konfiskimin e një anije angleze transportuese të naftës në ujërat e Iranit dhe deklaroi: “Trump është përgjegjës për krijimin e tensioneve në Gjirin Persik”.

Corbyn gjithashtu e kritikoi ashpër Donald Trump për shkak të daljes nga marrëveshja bërthamore.

Vlen të theksohet se forcat detare të Gardës Revolucionare të Iranit të premten kanë konfiskuar një anije transportuese të naftës të Anglisë në ngushticën e Hormozit për shkak të mosrespektimit të rregullave ndërkombëtare të transportit detar./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne