Bota

Jeruzalem: Stacioni i trenit afër Murit të Lotëve do të marrë emrin Donald Trump

JERUSALEM - DECEMBER 15: The Western Wall in the night with a praying pilgrims on December 15, 2013 in Jerusalem. It's located in the Old City of Jerusalem at the foot of the western side of the Temple Mount.

Ministri i Transportit dhe Inteligjencës së Izraelit, Yisrael Katz njoftoi se stacioni i trenit i cili do të ndërtohet në afërsi të Murit Perëndimor (Muri i Lotëve) në Xhaminë Aksa, që ndodhet në Jeruzalemin Lindor nën pushtim, do të marrë emrin e presidentit të SHBA-së Donald Trump, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë me shkrim, ministri izraelit i Transportit dhe Inteligjencës, Katz tha se kanë vendosur që stacioni i trenit, i cili do të ndërtohet në afërsi të Murit të Lotëve do të marrë emrin e presidentit amerikan Donald Trump, pasi që ai ka dhënë vendimin për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjes së ambasadës së SHBA-së në këtë qytet.

Në një deklaratë të mëparshme nga Ministria e Transportit të Izraelit thuhej se projekti i trenit me shpejtësi të lartë, i cili do të lidhë Tel Avivin me Jeruzalemin Perëndimor dhe me Murin e Lotëve do të fillojë vitin e ardhshëm.

Palestinezët këtë projekt e shohin si pjesë të politikës së Izraelit për hebraizimin e Jeruzalemit Lindor nën pushtim.

Presidenti amerikan, Trump, më 6 dhjetor e njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Pas këtij vendimi u mbajtën protesta të shumta, duke filluar nga Jeruzalemi Lindor i cili ndodhet nën pushtim si dhe në vende të ndryshme të Bregut Perëndim dhe në kufirin me Gazën, në të cilat ushtarët izraelitë po ndërhyjnë me plumba të vërtetë, plumba gome dhe gaz lotsjellës. Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve 15 palestinezë kanë rënë dëshmorë kurse qindra të tjerë janë plagosur.

Kujtojmë se javën e kaluar OKB me shumicë votash miratoi rezolutën për Jeruzalemin kundër vendimit të Trumpit. Përkundër kërcënimeve të SHBA-së rezultati i votimit ishte 128 pro, 9 kundër dhe 35 vota abstenim.