“Jo prishjes së pedonales”, qytetarët kundër Veliajt

Vorbulla e prishjës së objekteve në kryeqytet duket se ka prekur edhe rrugët, mes tyre edhe një prej më të njohurave në Tiranë, rrugën “Murat Toptani”, e cila shërben si shëtitore për qytetarët.

Kjo është e vetmja rrugë ku nuk lejohet kalimi i automjeteve në kryeqytet, por mesa duket me projektin e ri, automjetet do të kalojnë sërish në të.

Për qytetarët ky vendim do të rishikohet, pasi rruga ruan vlera historike.

“Njifet si rrugë e qumshtit, ky thotë të shkulim”.

“Të jetë pedonale sic është”

Ndërsa për analistin Ergys Mërtiri prishja e pedonales është një rrugë që i hapet bashkisë së Tiranës për ndërtimin e sa më shumë kullave në kryeqytet.

Mërtiri: Për mua është një nga skandalet e mëdha që vazhdon të prodhojë qeveria e Tiranës dhe vartësi i tij Erion Veliaj. Është nevoja që kullat që do të ndërtohen me prishjen e teatrit të kenë askesin për të lëvizur me makinë.

Tenderi për konsultimin publik me objekt rikonstruksioni i rrugës Murat Toptani është shpallur në datën 18 shtator, me një fond prej 4 mln lekë. Kompania fituese do të shpallet në fund të dhjetorit, më pas do të paraqiten edhe propozimet për formën që do të ketë pedonalja.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne