“Mish i pjekur dhe raki, çfarë ndodh në shkollat shqiptare?!”

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi denoncon një rast në kufijtë e një skandali.

Ai publikon disa foto që sipas tij janë bërë në një shkollë 9 vjeçare në Skrapar, ku dallohen disa të rinj që ia kanë shtruar me mish të pjekur dhe raki.

Sipas tij qeveria po tenton të ndalojë alkoolin jashtë ambienteve të shkollës, për ta futur atë brenda saj.

Reagimi

SHKOLLA KU MISHI PIQET E … MINISTRIA NUK DIGJET

Deri më tani Ministrinë e Arsimit dhe drejtuesen e kam quajtur të paaftë dhe të papërgjegjshme.

Me sa duket qenkam gabuar!?

Fotot e mëposhtme të bëra në shkollën 9 vjeçare Zhepë, Skrapar  ma “ndryshuan” tërësisht opinionin.

Ministria duket hapur këtu që është “gjeniale” dhe shumë “serioze”.

Shpikjet e saj nuk shterojnë asnjëherë.

“Mësojmë me hell në dorë” quhet kjo nisma më e re e Ministrisë, e cila shoqërohet me iniciativën e Qeverisë: “Ndalohet alkooli jashtë shkollave… e lejohet brenda”.

Jemi në epokën e klasave digjitale pra, të Ramës e Linditës, “ku vlon mishi e rakia, tym e flakë të bëhet dija”.

Faktet ulërrasin!

E nuk janë të vetmet.

Rrëfejnë saktë se si institucionet tona arsimore janë degraduar tashmë jo vetëm fizikisht, por dhe moralisht në pjesën dërmuese të tyre.

Tani në shkollat tona “të gjeneratës së re”, ndodh gjithçka.

Aty dhe shpërndahet “mall”, siç tregojnë shumë denoncime të nxënësve e prindërve, bëhen dhe mbledhje partie, por dhe njëkohësisht  hahet e pihet qelepir e bëhet aheng për shtatë palë qejfe.

Shkolla së fundmi është dhe gjelltore dhe thertore dhe han me katër porta, ku vetëm mësim e edukim nuk ndodh të bëhet, ose rrallë bëhet.

Kjo është pamja reale e arsimit përtej fjalëve të stisura të Ramës e Linditës.

Rroftë Rilindja e … hellit në Arsim!

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne