Jo vetëm në Francë dhe Gjermani, ja sa shqiptarë kanë aplikuar për azil në Britaninë e Madhe gjatë 2019-ës

Jo vetëm Franca, por edhe Britania e Madhe po vuan fluksin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë.

Nëse në Francë, shqiptarët rënditen në vendet e para së bashku me gjeorgjianët, në Mbretërinë e Bashkuar, bashkëkombasit tanë lenë pas azilkërkuesit nga Pakistani dhe Eritrea.

Sipas shifrave të UNHCR, 2801 shqiptarë kanë kërkuar azil politik në Britaninë e Madhe vitin e fundit.

Edhe pse Britania e Madhe nuk është pjesë e zonës Schengen, çka kërkon vizë për të arritur deri atje, shqiptarët gjejnë mënyra të ndryshme për të prekur ishullin.

Kalimet nën kamionë janë bërë të zakonshme tashmë, duke shkaktuar edhe viktima jo pak herë.

Sipas Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilantëve (EASO), rreth 12.000 shqiptarë kanë aplikuar për herë të parë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, vetëm për periudhën janar-korrik 2019.

Në një sondazh të kryer nga Fondacioni “Friederich Ebert” (2018/2019) 40% e të rinjve të pyetur kanë shprehur dëshirën të ikin nga Shqipëria. Destinacioni më i preferuar është Gjermania.

Specialistët pajtohen me mendimin se largimi i të rinjve nga Shqipëria vjen si rrjedhojë e arsimit jocilësor dhe papunësisë. Referuar të dhënave të INSTAT shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë shënoi 22,2 % në tremujorin e parë të 2019./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne