Kompanitë “guackë”, Konfindustria: Nisma për zbulimin e pronarëve të vërtetë u nderpre pa shpjegim

Konfindustria shpreh shqetësimin për ndërprerjen pa asnjë shpjegim publik të nismës ligjore për zbulimin e pronarëve të vërtetë të kompanive të ashtuquajtuara “guacka” të regjistruara në parajsa fiskale, që veprojnë në Shqipëri.

“Nisma ligjore, me ndërhyrjen dhe trysninë e drejtpërdrejtë të agjencive të specializuara të BE, ka filluar të trajtohet në Qeveri dhe deri në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë mbi nje vit më parë, por më pas është ndërprerë pa asnjë shpjegim publik.”

Administratori i Pergjithshem Gjergj Buxhuku ne nje njoftim per shtyp thekson se prej rreth tre vitesh Konfindustria ka kerkuar ne menyre te perseritur ndalimin e  kompanive të regjistruara në parajsa fiskale në përfitimin e tenderave publike e koncesioneve dhe berjen publike te emrave te vertete te pronareve te tyre.

“Prania e kompanive të regjistruar në parajsa fiskale është mjaft e përhapur në të gjitha sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare si prodhim, përpunim dhe tregëti të hidrokarbureve, në sistemin financiar, infrastrukturë, mbetje, energji, etj. Pasojat e peshës së madhe dhe në rritje të kompanive “guacka” në ekonomi janë mundësia për korrupsion të përmasave të mëdha, prishja e konkurencës në treg, rritja e rreziqeve financiare për buxhetin e shtetit dhe qytetarëve, pastrim i parave dhe deri te problemet me natyrë të pastër gjeostrategjike dhe sigurisë kombëtare. “

Konfindustria vlerëson se ne 28 vitet e fundit  nga Shqipëria mund të kenë dalë jashtë vendit mbi 30 miliard $ te vendosura në pjesë të madhe në “parajsat fiskale” me pronarë të panjohur.

“Një pjesë e tyre nga trysnia e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, mund të jenë rifutur në vend, duke sjellë forcimin e fortë dhe të panatyrshëm të monedhës kombëtare Lek ndaj Euro-s dhe Dollarit amerikan me gjithë pasojat e rënda afatgjatë për ekonominë kombëtare.”/abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne