Bota

Joe Biden akuzohet për ngacmime seksuale: Gratë nuk janë objekte

Ndërsa pritet të zyrtarizojë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020, Joe Biden përballet me një tjetër akuzë për ngacmime seksuale. Amy Lappos pretendon se ish zv.presidenti e ka prekur në mënyrë pahijshme para disa kohësh.

Sipas 43-vjeçares, Biden i kishte vendosur duart në fytyrë duke e afruar pas vetes gjatë një eventi për mbledhje fondesh në Konektikat, në vitin 2009. Lappos kërkoi që prej kësaj Biden të mos garojë për president.

“Nuk ishte diçka seksuale por përkujdesjet e padëshiruara nuk janë normale. Nuk është mirë t’i shohësh gratë si objekte, sepse nuk janë”, tha ajo.

Deklaratat vijnë pak kohë pasi një grua tjetër, Lucy Flores, tha se Biden e kishte puthur pas koke gjatë një aktiviteti elektoral. Biden i mohon akuzat dhe replikoi se nuk besonte që ishte sjellë ndonjëherë në mënyrë të pahijshme.

“Në shumë vite jetë publike kam ofruar shtrëngime të panumërta duarsh, përqafime, shprehje afeksioni apo mbështetje. Por asnjëherë nuk besoj të jem sjellë në mënyrë të pahijshme”, u shpreh Biden.

Ish-Senatori i shtetit Të Delauer, i cili ka shërbyer si zëvendës i Barak Obamës nga viti 2009 deri në vitin 2017, konsiderohet pretendent kryesor në garën për nominimin demokrat për zgjedhjet e vitit 2020.

OPINIONE

INTERVISTA