Opinion

‘Lufta kundër terrorit’ humbet fokusimin, perandoria amerikane po nis të luftojë me të gjithë

nga Pepe Escobar.

A është kjo koha e ankthit? Periudha e idiotësisë? Periudha e luftës hibride? Apo janë të gjitha bashkë?

Ndërsa populizmi i djathtë mëson të përdorë algoritmet, inteligjenca artificiale (AI) dhe konvergjenca mediatike, Perandoria e Kaosit, po lëshon paralelisht luftën hibride dhe semiotike.

Lufta globale e terrorit (GWOT) e Dick Cheney-it është rikthyer, një kthim qe i ngjan nje metastaze te përhapur sikurse këlyshët hibridë të qenve.

Por GWOT nuk do të ishte GWOT pa një gogol të ‘perëndimit të egër’. Klikoni Hamza bin Laden, djali i Osamës. Në të njëjtën ditë që Departamenti i Shtetit njoftoi shpërblimin prej 1 milion dollarësh për kokën e tij, i ashtuquajturi “Komisioni i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sanksionet ndaj IS-it dhe Al-Kaedës”, deklaroi se udhëheqësi pasues i Al-Kaedës ishte Hamzai.

Që nga janari i vitit 2017, Hamzai është përcaktuar ne menyre specifike nga Departamenti i Shtetit si një terrorist botëror, në të njëjtin nivel me babain e tij të vrarë. Komuniteti i inteligjencës së Beltway “beson” se Hamza jeton “në rajonin Afganistan-Pakistan.”

Mbajeni mend se këta janë të njëjtit njerëz që “besonin” se ish-udhëheqësi i Talebanëve, Mullah Omar, jetonte në Kuetta, Baluchistan, kur në të vërtetë ai qendronte e sigurt vetëm disa milje larg një bazë te madhe ushtarake të SHBA-së në Zabul, Afganistan.

Duke pasur parasysh se anëtarët e Jabhat al-Nusras, apo al-Kaida e Sirise, për gjithë synimet praktike që kishin, u përcaktuan nga komuniteti inteligjent Beltway si “kryengritës të moderuar”, një gjë që mund ta themi me siguri se edhe gogoli Hamza është gjithashtu një “i moderuar”. E megjithatë, ai është më i rrezikshëm se kalifi i rremë Abu Bakr al-Baghdadi.

Nje rast i rëndë sot mund të jetë se tani Perandoria e Kaosit nuk ka më aleatë; Ajo në thelb rrethohet nga një shumëllojshmëri vasalësh, marionetash dhe kolumnistë elitare të kolonës së 5-të që kannë shkallë të ndryshme bindjeje. Politika e jashtme e administratës Trump mund të prishet lehtësisht si një ndërthurje e serialit “The Sopranos” dhe komedisë së natës së vonë, sikurse në të gjithë episodin e Departamentit të Shtetit, CIA-s dhe eksperimenteve të tyre për ndryshimin e regjimit në Venezuelë. Kritiku kulturor legjendar Walter Benjamin do ta quante këtë “estetikëzim të politikës”, (duke e kthyer politikën në art), ashtu sic bëri për nazistët, por kësaj here në versionin Looney Tunes.

Për të shtuar konfuzionin konceptual, pavarësisht ofertës së shpeshtë që nuk mund të refuzohej dhe qëndrimeve groteske të lëshuara nga psikopatët e varietetit John Bolton dhe Mike Pompeo, ka edhe një grimë të çmuar mahnitëse. Ish-diplomati iranian Amir Moussavi ka treguar se vetë Trump kërkoi që të vizitonte Teheranin por u refuzua në mënyrë të rregullt. Sipas Moussavit, “dy shtete evropiane, dy vende arabe dhe një shtet i Azisë Juglindore” ndërmjetësuan një seri mesazhesh të transmetuara nga Trump dhe dhëndri i tij “i Arabisë” Jared Kushner.

A ka ndonjë metodë për këtë çmenduri? Një përpjekje të narrativës së madhe do të shkonte përshtat në këtë formë: ISIS / Daesh tani për tani mund të jenë anashkaluar; ata nuk janë më të dobishëm, kështu që Shtetet e Bashkuara duhet të luftojnë “të ligun” më të madh: Teheranin. GWOT është ringjallur, dhe megjithëse Hamza bin Laden është emëruar Kalifi i ri, GWOT është zhvendosur në Iran.

Kur e përziejmë këtë me incidentet e kohëve të fundit mes Indisë dhe Pakistanit, shpaloset një mesazh më i gjerë. Nuk kishte absolutisht asnjë interes nga kryeministri Imran Kahn, ushtria pakistaneze dhe inteligjenca pakistaneze ISI, që të nisnin një sulm ndaj Indisë në Kashmir. Pakistani ishte gati që të shteronte nga paratë dhe të forcohej nga SHBA-ja nëpërmjet Arabisë Saudite me 20 miliardë dollarë të marra hua nga FMN.

Në të njëjtën kohë, në mes të shkurtit nga Pakistani nisën pothuajse dy sulme terroriste kundër Iranit dhe kundër Indisë. Ende nuk po duket tymi i armës që shtiu, megjithatë këto sulme mund të jenë stisur dhe manipuluar nga një agjenci e huaj sekrete. Përgjigja e gjëzës është shteti i cili do të përfitonte jashtëzakonisht me shumë nga një luftë midis Pakistanit dhe Iranit ose një lufte midis Pakistanit dhe Indisë.

Në fund të fundit: fshehja në hijen e një besueshmërie bindese sipas së cilës ajo që ne kuptojmë si realitet nuk është asgjë tjetër veçse perceptim i pastër – Perandoria e Kaosit do ta përdorë pa ndaluar kaosin e luftës hibride për të shmangur “humbjen” e zemrës së Eurazisë.

Më tregoni sesa plane hibride keni

Ajo që zbatohet për një zonë qëndrore natyrisht që vlen edhe për oborrin e shtëpisë. Rasti i Venezuelës tregon se skenari “të gjitha opsionet në tryezë” është ndërprerë de facto nga Rusia, e përshkruar në një konferencë të habitshme nga Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse dhe pastaj më pas e detajuar nga Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Takimi me ministrin e jashtëm kinez, Wang Yi dhe ministrin e jashtëm indian Sushma Swaraj, në një takim të rëndësishëm të RIC (pjesë e BRICS) në Kinë, Lavrov tha, “Rusia mban një sy tek përpjekjet e palodhura të SHBA-së për të krijuar një pretekst artificial për një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë … Zbatimi aktual i këtyre kërcënimeve është ndalja e armatimeve ushtarake dhe trajnimi i forcave speciale (në SHBA).”

Lavrov shpjegoi sesi Uashingtoni ishte angazhuar në blerjen e mortajave dhe sistemeve portative të mbrojtjes ajrore “në një vend të Evropës Lindore dhe ishte duke i lëvizur ato afër Venezuelës me një linjë ajrore të një regjimi nga hapësira post-sovjetike i cili është mjaft i bindur ndaj Uashingtonit.”

Përpjekja e SHBA-së për ndryshimin e regjimit në Venezuelë ka qenë deri më tani e pasuksesshme në disa mënyra. Plani A, një revolucion klasik i ngjyrave ka dështuar mjerisht, pjesërisht për shkak të mungesës së inteligjence të denjë lokale. Plani B ishte një version i butë i imperializmit humanitar qe i afrohej atij të Libisë, por që edhe ai gjithashtu dështoi, veçanërisht kur përralla amerikane se qeveria venezueliane dogji kamionët e ndihmave humanitare në kufi me Kolumbinë u zbulua nga The New York Times, e cila tregoi se kishte qenë mashtrim.

Plani C ishte një luftë klasike hibride: një sulm interneti i një lloji të transformuesit Nitro Zeus, që do të ndalte 80 përqind të energjisë elektrike të Venezuelës.

Ky plan është ekspozuar tashmë nga WikiLeaks nëpërmjet një skedari të vitit 2010 qe tregonte për një skandal të revolucionit të ngjyrave me bazë në Beograd dhe i financuar nga SHBA, i cili ndihmoi në trajnimin e të vetëdeklaruarit president, tipi qe u njoh kohët e fundit me emrin Juan Guaido. Dokumenti i zbuluar thotë se sulmi ndaj sistemit të rrjetit të pushtetit venezuelian do të ishte një çast vendimtar i cili kishte të ngjarë që të ndikonte në nxitjen e trazirave publike në një mënyrë të tillë që asnjë grup opozitar nuk do të kishte mundur të shpresonte se do të prodhonte”.

Por edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme. Kjo i la radhën planit D, i cili në thelb synonte që popullsia venezueliane të shkojë drejt vdekjes nëpërmjet sanksioneve shtesë vdekjeprurëse, megjithatë vende si Siria e sanksionuar dhe Irani i sanksionuar nuk ranë nga sansionet. Plani E, më ekstremi, do të ishte një aksion ushtarak amerikan, të cilin do ta sinjalizonte Boltoni me tabelën e tij.

Më tregoni rrugën për tek stërvitja luftarake

Pra, ku na kanë cuar gjithë këto mori planesh te mbushura me arme dhe luftë të teorisë së kaosit? Askund, nëse nuk ndjekin paratë. Elitat vendase të blerjeve duhet të shpërblehen bujarisht, përndryshe do të ngelen të bllokuara në një territor hibrid bataku. Ky ishte rasti në Brazil, dhe kjo është arsyeja pse rasti më i sofistikuar në histori i luftës hibride deri më tani ka qenë një sukses.

Në vitin 2013, Edward Snowden dhe WikiLeaks zbuluan se si NSA që nga viti 2010 spiunonte gjigantin energjetik brazilian Petrobras dhe qeverinë e Dilma Rousseff-it. Më pas, një grusht shteti i komplikuar, i drejtpërdrejtë në gjyqësor, biznes, politikë, financë dhe media përfundoi duke arritur dy objektivat kryesore; në vitin 2016 me nxjerrjen para gjyqit të Dilma Rousseff dhe në vitin 2018 me Lula-n që e futën në burg.

Tani vjen ndoshta pjesa më e mire e enigmës. Petrobras supozohej se do ti paguante 853 milionë dollarë Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së për mos paraqitje në gjyq për krimet që po akuzohej në Amerikë. Por më pas marrëveshja e dyshimtë u godit ndryshe, gjoba do të transferohej në një fond brazilian për sa kohë që Petrobras do angazhohej të transmetonte informacione konfidenciale për bizneset e tij tek qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Mattis: Shkroi mbi luftën hibride në vitin 2005.

Lufta hibride kundër anëtarit të BRICS Brazilit punoi për bukuri, por duke e testuar atë kundër superfuqisë bërthamore Rusisë, është një lojë me top krejt e ndryshme. Në një rast tjetër, lidhur me ketë përzierje, analistët e SHBA-së madje akuzojnë vetë Rusinë për implementimin e luftës hibride, një koncept i shpikur në SHBA brenda kontekstit kundër-terrorizmit, i aplikuar gjatë okupimit të Irakut dhe më vonë i shpërndarë në të gjithë spektrin e revolucionit të ngjyrave, ku ndër të tjera tregohet në një artikull të ish-kreut të Pentagonit James “Mad Dog” Mattis në vitin 2005, kur ishte një gjeneral i thjeshtë.

Në një konferencë të kohëve të fundit rreth strategjisë ushtarake të Rusisë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov theksoi se forcat e armatosura ruse duhet të rrisin potencialin e tyre “klasik” dhe “asimetrik”. Në SHBA kjo është interpretuar si nje teknikë subversioni / propagande e luftës hibride e cila zbatohet edhe në Ukrainë, por që është demaskuar në skandalin Russia-gate. Në vend të kësaj, strategët rusë i referohen këtyre teknikave si “qasje komplekse” dhe “luftë e gjeneratës së re”.

Korporata RAND e Santa Monica-s ende i qëndron skenarëve të luftës. Ata kanë stimuluar stervitjet luftarake “Red on Blue” që nga viti 1952, ku modelojnë mënyrën se si “kërcënimet ekzistenciale” proverbiale mund të përdorin strategji asimetrike. Më e fundit Red on Blue (të kuqe në blu) nuk ishte shumë e madhe. Analisti i RAND, David Ochmanek tha shumë bukur se me blu përfaqësohet potenciali ushtarak i SHBA-së dhe me të kuqe përfaqësohet Rusia dhe Kina në një luftë konvencionale, ku si përfundim blu u dorezohet.

Asnjë nga këto nuk do ta bindë funksionarin e Perandorisë së Kaosit, gjeneralin Joseph Joseph Dunford, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, i cili kohët e fundit i tha një Komisioni për Shërbimet e Armatosura të Senatit se Pentagoni do të vazhdonte të refuzonte strategjinë bërthamore “të mos përdorimit i pari”. Ambiciozi Dr Strangeloves në fakt beson se SHBA mund të fillojë një luftë bërthamore dhe do të vazhdojë të merret me të.

Diskutoni për kohën e cmendurise hibride që po shfaqet zhurmshëm.

Pepe Escobar është një gazetar veteran nga Brazili. Ai është korrespondent për Asia Times me bazë në Hong Kong. Libri i tij i fundit është “2030”.

burimi: russia-insider/Gazeta Impakt

OPINIONE