Kështu, në majë të kreshtës, ose do të hipë ai që më shumë se njëherë shqiptarëve u ‘ka ngrënë bukën dhe përbysur kupën’, ose do të qëndrojë ky “barku i pangishëm”, nëse nuk ndodh ajo që ne presim, theqafja e të dyve…
Presidenti Joe Biden po largohet edhe si humbës edhe si fitimtar. Kongresmeni republikan Byron Donalds, u tregua i ashpër kundër Presidentit në largim që u kujdes të nderojë mikun e Bablokut të Mafies globale, George Soros-in, me dekoratën më të lartë civile, Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Pas shqetësimit se “Donald Trump është një rrezik për Amerikën dhe se marrëdhëniet Shqipëri- Amerikë do të tronditen, është e trishtueshme të shohësh sot gjendjen e vendit më proamerikan të Botës dhe sjelljen e mentorit të Edi Ramës në largim.
Por është stafi i tij dhe një pjesë e familjes, që po menaxhon të gjitha këto nga “prapaskenat” që kongresmeni republikan Byron Donalds i përmbledh në shqetësimin se “Biden dhe demokratët po përdorin ditët e tyre të fundit në pushtet për të shpërblyer aleatët”.
Ky cunam diplomatik kalon edhe nga fshati ynë.
Aleat më të mirë se Edi Ramën që ka vjedhur ç’i ka dalë përpara, që mediat e lira në perëndim dyshojnë se u ka mbushur thasët me para të taksave dhe drogës familjes Soros dhe Biden, nuk mund të kenë askund në Glob.
Pra Biden, po e lë mirë jo vetëm me Edi Ramën, por edhe me Sali Berishën, çka bëhet lajm në vëmendjen e shumë fshatarëve tanë.
Ata që zbehën monologjet pa bereqet të SPAK-ut, rreth dosjeve Rama- McGonigal dhe asaj të vëlla Olsit në Xibrakën e laboratorit të kokainës, si dhe premtimet si zare lotarie, se “askush nuk është mbi ligjin”, kanë forcuar jo vetëm Edi Ramën, por edhe autoritetin plastik të Sali Berishës, aq sa ka filluar të sillet si kryeministër.
Kështu, në majë të kreshtës, ose do të hipë ai që më shumë se njëherë shqiptarëve u ‘ka ngrënë bukën dhe përbysur kupën’, ose do të qëndrojë ky “barku i pangishëm”, nëse nuk ndodh ajo që ne presim, theqafja e të dyve.
Lajmi i mirë fshihet në detajet e lajmit të keq, ku Joe Biden në largim, po e lë mirë edhe me Edi Ramën edhe me Sali Berishën, me shpresën e pasigurtë, se administrata e re Trump nuk do merret shpejt me kriminelët e mëdhenj të Ballkanit të vogël.
Gjithsesi, ekrani i vogël i ekzemplarëve të korrupsionit, nuk i shpëton virusit që ka hyrë në pasuritë dhe krimet e tyre, pasi Presidenti i ri ka çdo informacion të rëndësishëm që do të sjellin ngjarjet e pritshme, arrestimin dhe sekuestrimin e pasurive të 4 Klaneve Mafioze dhe 20 familjeve kriminale./Pamfleti