Johanes Hahn: Maqedonia mund t’i bashkëngjitet Serbisë dhe Malit të Zi

Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, në një intervistë për gazetën gjermane për financa “Handelsblatt” ka deklaruar se Maqedonia mund t’i bashkëngjitet Serbisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Në Ballkanin Perëndimor vendet janë akoma të brishta dhe zgjerimi në BE është e vetmja mënyrë për stabilizim të qetë të rajonit. Por, nuk mund të të them një vit të saktë se kur ata do të qasen në Union. Në lidhje me përmbushjen e kushteve për qasje, Serbia dhe Mali i Zi janë më afër, por pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë, Maqedonia ka shans të mirë të ec përpara”, ka thënë Han.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne