Nikos Kotzias kërcënohet sërish me vdekje

Një telefonatë kërcënuese ka marrë ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias nga një person i panjohur që e kërcënoi se do t’i merrte jetën, njoftoi agjencia greke e lajmeve, ANA.

Telefonuesi, i cili telefonoi nga një linjë e hapur, tha se Kotzias do të ekzekutohej.

Ish-ministri ka marrë kërcënime të ngjashme edhe në të kaluarën për shkak të pozicionit të tij në çështjen e emrit të Maqedonisë. Një prej rasteve ishte marrja, nëpërmjet postës, e një zarfi që përmbante plumb.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne