John Bolton merr çmimin “Mbrojtësi i Izraelit”, dhuruar nga lobi zionist që e ndihmoi të emërohej

ZOA, sponsorizuesi entuziast i Boltonit, drejtoi fushatën për të larguar nga posti ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare H.R. McMasterin pas kundërshtimeve mbi pozicionet e tij “anti-izraelite”, sidomos për mbështetjen e Planit të Përbashkët Gjithperfshirës të Veprimit (JCPOA), i njohur si marrëveshja bërthamore e Iranit.

nga Whitney Webb.

NEW YORK – Organizata Zioniste Amerikane (ZOA) kohët e fundit e vleresoi Këshilltarin Amerikan të Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton me cmimin “Mbrojtës i Izraelit” gjatë darkës vjetore të dhënies së çmimeve, i cili u zhvillua në Nju Jork të dielën në mbrëmje.

Çmime të tjera përfituan Ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell si dhe gazetari prezantues i televizionit Fox News, Mark Levin. Të dy, si Grenelli edhe Levini, janë persona të afërt me Boltonin, pasi më parë Grennell ka shërbyer si zëdhënës i Boltonit dhe Levin ka punuar ngushtë me Boltonin në Departamentin e Drejtësisë në administratën Reagan.

Megjithëse Bolton në të kaluarën ka marrë disa çmime nga lobi izraelit, për shkak të promovimit të tij të flaktë të zionismit dhe politikave të qeverisë izraelite, ky shpërblim i fundit është dukshëm më i theksuar pasi ZOA është kryesisht përgjegjëse për emërimin e Boltonit si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratën Trump.

Në të vërtetë, duke filluar nga gushti 2017, ZOA nën lidershipin e presidentit të saj Morton Klein, ka drejtuar fushatën për largimin e ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare HR McMaster nga posti i tij pas kundërshtime dhe ankesave te shumta kunder pozicioneve “anti-izraelite” dhe përkrahjes së tij të Planit të Përbashkët i Përbashkët Gjithpërfshirës të Veprimit (JCPOA), i njohur si marrëveshja bërthamore e Iranit.

Megjithatë McMaster kishte fituar edhe zemërimin e sionistëve amerikanë, për pretendimet e tij që i referoheshin Izraelit si një “pushtet okupues” dhe pranimit të ekzistencës së Palestinës. Ndërsa zionistët e ZOA-s dhe organizatat e tjera të të njëjtin mendim, mbështesin një histori revizioniste të krijimit të shtetit izraelit që mbron me force idenë se Palestina nuk ka ekzistuar kurrë si shtet para themelimit të Izraelit në vitin 1948.

E-mailet e zbuluara më herët këtë vit të raportuara nga MintPress zbuluan se fushata e ZOA-s për të larguar nga posti McMasterin shpejt fitoi mbështetjen e donatorit më të lartë të Trumpit, miliarderit zionist Sheldon Adelson. Më vonë u zbulua se Adelson kishte ndihmuar në vendosjen e Boltonit në pozicionin që gëzonte më parë McMasteri. Bolton kishte qenë prej kohësh një person me ndikim politik dhe i afërt i manjatit te kazinove, ndërsa Adelson pasi kishte lobuar më parë për Trumpin që të zgjidhej president, kishte ndikuar për përfshirjen e Boltonit në kabinetin e tij.

Bolton nuk i ka zhgënjyer sponsorët e tij

Që nga emërimi i tij në prill, Bolton ka promovuar dhe ndihmuar në afrimin e politikave frutdhënëse të mbështetura prej një kohe të gjatë nga Adelsoni dhe ZOA, të cilat Adelsoni dhe grupet e tjera i kanë suportuar me fonde. Nën ndikimin e Boltonit, Presidenti Trump e tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga JCPOA dhe vendosi sanksione të ashpra kundër Iranit, të cilat në mënyrë disproporcionale prekin civilët iranianë. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kohët e fundit deklaroi se udhëheqësit iranianë do të duhet të sillen në atë formë që “njerëzit e tyre të hanë”, duke treguar në këtë mënyrë faktin se populli iranian është synimi kryesor i sanksioneve të SHBA-së që synojnë te godasin Iranin.

Përveç kësaj, Bolton ka përdorur rolin e tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare për të mbrojtur politikat e tjera shqetësuese për Lindjen e Mesme në dobi të Izraelit, si vazhdimi dhe zgjerimi i okupimit amerikan në rreth 30 përqind të territorit sirian.

Bolton njoftoi në korrik se SHBA do ta ruante praninë e saj ushtarake në Siri derisa “kërcënimi iranian të fshihej nga harta”. Prononcimi i Boltonit u bë realitet i politikës së administratës Trump vetëm dy muaj më vonë në shtator. Megjithatë, pak ditë para se Boltoni të zinte vendin e McMasterit, Trump kishte njoftuar se donte ti largonte” shumë shpejt” trupat amerikane nga Siria.

Në fund të fundit, çmimi më i fundit i Boltonit, “Mbrojtësi i Izraelit”, dhënë nga ZOA, është rezultat i disa ngjarjeve që ZOA vetë ndihmoi që të bëheshin të mundura. Tani që Boltoni, të cilin ata e ndihmuan në instalin në pushtet, ka ndihmuar në zbatimin e politikave që ata kishin shpresuar të ndodhnin, ZOA i jep atij një çmim “prestigjioz”. Ndoshta ky është shperblimi që ai merr si falënderim për shërbimin ndaj Sionizmit për të cilin është vendosur në pushtet. Në të vërtetë kjo është një kauzë dhe ideologji që Bolton ka mbështetur në mënyrë të përsëritur, shpesh në kurriz të interesave të qeverisë amerikane dhe madje edhe të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Fotoja e mësipërme / Nga e majta në të djathtë: Joseph Frager, Alan Dershowitz dhe John Bolton gjatë dhënies së çmimit të Organizatës Zioniste të Amerikës (ZOA) 2018. Foto | ZOA

burimi: mintpressnews/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne