Bota

Gazetari amerikan debaton ashpër me konsullatën izraelite lidhur me lajmet në Gaza

Një gazetar amerikan i cili vuri në dukje redaktimet e shumta që New York Times bëri në artikullin e tij rreth bombardimeve izraelite në Gaza u përball me një debat të ashpër në Twitter me konsullatën izraelite.

Një llogari në Twitter me emrin “Editing The Gray Lady”, e cila i përcjell redaktimet tek Times-i, zbuloi të hënën se si gazeta amerikane i ndryshoi lajmet dhe titujt mbi përshkrimet e ngjarjeve në Gaza.

“Një propagandë e pabesueshme,” komentoi Ben Norton, një shkrimtar nga New Yorku për “The Real News”. Gjatë komentimeve mbi redaktimet ai tha se the Times “ju gjunjëzua të kaluarës dhe e rishkroi artikullin e saj për të fshirë atë se si Izraeli e kishte nisur dhunën në Gaza, duke errësuar faktin se vetëmbrojtja e Gazës ishte thjesht “shpagim” dhe në vend të kësaj vazhdoi me raportimin e operacionit izraelit.”

Këto komente tërhoqën vëmendjen e konsullatës izraelite në Nju Jork, e cila e kundërshtoi ashpër Nortonin duke i thënë që ti shikonte drejt sic duhej raportimet.

Norton i refuzoi komentet duke i përshkruar krejt ngjarjet e Gazas me detaje dhe këmbënguli se ai e kishte drejt dhe konsullata e kishte gabim.

“Nëse stacioni televiziv i propagandës terroriste i një grupi terrorist gjenocidal si Hamasi është burimi juaj i lajmeve, ne e kuptojmë me saktësi se çfarë lloj gazetari jeni ju,” u përgjigj konsullata.

“Bombardimi i një stacioni televiziv lajmesh është një krim lufte, edhe nëse ju nuk i pëlqeni gazetarët të cilët e drejtojnë atë”, u pergjigj Norton.

Kjo nuk është hera e parë që diplomatët izraelitë përdorin Twitterin për t’iu adresuar drejtpërdrejt gazetarëve që raportojnë mbi konfliktin. Në gusht, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Emmanuel Nahshon akuzoi BBC-në për mashtrime lidhur me një ngjarje në Gaza dhe i kërkoi transmetuesit britanik që ta ndryshonte menjëherë materialin.

Në korrik, Nahshon sulmoi CNN-in duke i thënë që të ndalte manipulimet, pasi nuk kishte qenë hera e vetme që ngjarjet raportoheshin gabim./rt/Gazeta Impakt

OPINIONE