Jonhson kërcënon shtetet që nuk mbështesin sanksionet e SHBA mbi Iranin, por nuk gjen mbështetje nga asnjë shtet

Nga: Alastair Grant

Diplomati më i lartë i SHBA në Britani i ka bërë thirrje Londrës që të mbështesë presionin ndaj Iranit, duke paralajmëruar për “pasoja të rënda” për bizneset që i lënë pas dore sanksionet e Uashingtonit.

Duke akuzuar Iranin për “shpërdorimin e parave të saj në luftërat e ndërlikuara dhe aktivitetet keqdashëse jashtë vendit”, ambasadori amerikan Woody Johnson kërkoi nga Mbretëria e Bashkuar që “të përdorë fuqinë e saj diplomatike dhe ndikimin” për t’u bashkuar me SHBA-në si një front i bashkuar” në përpjekjet e saj për të siguruar një marrëveshje vërtet të plotë mbi Iranin duke i dhënë fund programit të tij bërthamor.
Duke përsëritur një kërcënim të bërë nga shefi i tij, Presidenti i SHBA Donald Trump, të martën, Johnson shtoi se: “Presidenti ka qenë i qartë: çdo biznes që i vë interesat e tyre komerciale në Iran përpara të mirës globale do të rrezikojë pasojat serioze për tregtinë e tyre me SHBA. ”

Ministri britanik për Çështjet e Lindjes së Mesme, Alistair Burt mbështeti marrëveshjen aktuale të negociuar me Iranin, duke hedhur poshtë idenë se Britania e Madhe do të “shkonte së bashku” me SHBA.
“Ne e bëmë të qartë se e konsiderojmë marrëveshjen bërthamore si një pjesë të rëndësishme të sigurisë së rajonit. Mendojmë se kjo është me të vërtetë e rëndësishme, duke iu përmbajtur një marrëveshjeje, ku një numër partnerësh kanë rënë dakord”, tha ai.
Pozita e SHBA-së u dëmtua më tej nga një ministër i paidentifikuar i Britanisë, i cili e quajti strategjinë sanksionuese të Trump jo-produktive.
Kërkesa e Johnsonit vjen disa ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump shtoi sanksionet mbi Iranin pasi SHBA u tërhoq nga Plani i Përbashkët i Veprimit 2015, i njohur gjithashtu si marrëveshja bërthamore e Iranit, në maj.

Pas sanksioneve të vendosura ndaj Iranit, Trump kërcënoi nëpërmjet Twitter se “kushdo që bën biznes me Iranin NUK do të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara”.
Vjedhja e SHBA-ve është takuar me mosbesim nga aleatët europianë, të cilët lëshuan një deklaratë të hënën se ata kanë kryer një marrëveshje në vitin 2015 dhe inkurajuan investitorët që të mbanin lidhje biznesi me Iranin. Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt ishte midis nënshkruesve.

Të shtunën, ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier, tha se “ne nuk e lejojmë Uashingtonin të diktojë vullnetin e tij në marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera”, duke etiketuar sanksionet e SHBA si një rast, në të cilin tregohet qartë mospërfillja e Amerikës nga partnerët e saj.

Burimi: Rt.com/ Gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne