Ruhani: Jemi të vendosur ta bëjmë ShBA të pendohet

Mahmud Vaizi, përfaqësuesi i posaçëm i Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani, i përcolli një mesazh Presidentit Erdogan ku thuhet se “Jemi të vendosur të bëjmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të pendohen”.

Sipas lajmit që përcjell agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA, Mahmud Vaizi, përfaqësuesi i posaçëm i Presidentit Hasan Ruhani gjatë vizitës së tij të Presidentit Erdogan bisedoi në lidhje me fatin e marrëveshjes bërthamore, të arritur mes Iranit dhe fuqive ndërkombëtare në vitin 2015 dhe sanksionet që ShBA-ja zbaton ndaj vendit të tij.

Vaizi me Presidentin Erdogan bisedoi në lidhje me zhvillimet e fundit në Planin e Përbashkët të Veprimit (JCPOA), sanksionet e ShBA-së ndaj Iranit dhe qëndrimin e Iranit në lidhje me këtë çështje, ndërsa ka thënë se vendi i tij do të rezistojë deri sa ShBA-ja të pendohet për veprat e tij.

Ndërkaq Presidenti Erdogan gjatë takimit shprehu kënaqësinë e tij nga mesazhi i Ruhanit, ndërsa edhe njëherë theksoi vullnetin e Turqisë për të vazhduar me bashkëpunim me Iranin për mënjanimin e pengesave të mundshme dhe për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe.

Erdogan gjithashtu shprehu dëshirën që në një të ardhme të afërt të takohet me Presidentin Hasan Ruhani.

Vaizi në kuadër të kontakteve të tij në Ankara, pati edhe një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. Duke potencuar se Turqia nuk do ti zbatojë sanksionet e ShBA-së ndaj Iranit, ministri Çavusoglu tha se “Ne këtë e kemi bërë të ditur haptazi”.

Çavusoglu gjithashtu shtoi se qëndrimi i Iranit ndaj vendimit të ShBA-së për tërheqje nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) është për çdo lëvdatë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne