Festivali i Filmit i Sarajevës hapi dyert për dashamirësit e kinematografisë

Me shfaqjen e filmit “Cold War” të Pawel Pawlikowski, fitues i Oscarit, mbrëmë në Sarajevë u hap edicioni i 24-të i Sarajevo Film Festival (SFF).

Për këtë projeksion, Festivali i Filmit në Kanë, i cili përfundoi ditë më parë, i ndau Pawlikowskit çmimin e regjisë më të mirë.

Në edicionin e sivjetshëm të Festivalit të Sarajevës i cili përfundon më 17 gusht, do të shfaqet një numër rekord prej 266 filmash nga 56 shtetet të botës. Do të organizohen 42 premiera botërore dhe 23 ndërkombëtare.

Në hapjen zyrtare të festivalit mbrëmë, u tha se në kuadër të tij do të shfaqen mbi 120 filma rajonal, që e bëjnë SFF-në “platformën më të madhe për promovim të kinematografisë rajonale”.

Nën kryesimin e regjisorit dhe skenaristit iranian, Asghar Farhadi, një nga regjisorët më të mirë të ditëve të sotme, fitues i dyfishtë i Oscarit, juria e programit të konkursit në kategorinë “filmi artistik”, do të sjellë në një vend filmat dhe artistët më të njohur nga Irani, Britania e Madhe, Franca etj, ndërsa pjesë e konkursi të sivjetmë është edhe filmi shqiptar, “Martesa”, i regjisores kosovare Blerta Zeqiri.

Në kuadër të Festivalit të Filmit në Sarajevë, publiku do të mund të shohë filmin më të fundit të Farhadit, “Everybody Knows” (2018) me aktorët Penelope Cruz dhe Javier Bardem, i cili hapi festivalin e 71-të të Filmit në Kanë.

Në ditën e dytë të festivalit, do të shfaqet filmin i regjisorit Paula Dano, “Wildlife”, ndërsa të dielën më 12 gusht “Everybody Knows”, të regjisorit Asghar Farhadi.

Filmi shqiptar i regjisores Blerta Zeqiri “Martesa”, do të shfaqet në kategorinë “In Focus”, bashkë me shtatë filma tjerë.

Filmi flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese, ndërsa treshen e personazheve kryesore në film e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne