Jordani, protestë kundër sulmeve izraelite ndaj palestinezëve

Aman

Në Jordani u mbajt një protestë kundër sulmeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe për të treguar solidaritet me palestinezët,

Me sloganin “Të gjithë jemi rezistencë” u mbajt protesta e organizuar nga Partia e Frontit Islamik të Punës, krahu politik i Vëllazërisë Muslimane (Ikhwan) në Jordani, përballë xhamisë Al-Huseyni në kryeqytetin e Jordanisë, Aman.

Aktivistët mbanin pankarta ku shkruhej “Jemi në shërbimin tënd, o Aksa” dhe “Shpata e Kudsit është ende e hapur kundër fytyrës së armikut sionist”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Frontit Islamik të Punës, Murad al-Adayile, për Anadolu tha se ata u bashkuan për të mbështetur grupet e rezistencës në Palestinë, e cila është një element “parandalues” kundër Izraelit.

“Ne po ecim në rrugën e fitores. Kjo rezistencë, e cila ndërton nderin dhe lavdinë me armët e veta, hap derën për projektin e pavarësisë së Palestinës”, tha ai.

Izraeli përshkallëzon tensionet

Ushtria izraelite ka shtuar bastisjet, dhunet  dhe sulmet e saj në Bregun Perëndimor të pushtuar ditët e fundit dhe ka shkaktuar vdekjen e shumë palestinezëve, duke përshkallëzuar tensionin në rajon.

Forcat izraelite kanë nisur një sulm në qytetin Jenin në veri të Bregut Perëndimor të hënën, më 19 qershor, duke përdorur helikopterë të tipit “Apache” si dhe një numër të madh mjetesh të blinduara. Në sulm humbën jetën 7 palestinezë, mes tyre dy fëmijë dhe të paktën 66 palestinezë u plagosën.

Në përleshje u plagosën gjithashtu edhe 7 ushtarë izraelitë edhe pse numri i tyre mendohet te jete me i larte.

Pas sulmit të përgjakshëm në Jenin, më 20 qershor, një sulm i armatosur ndodhi pranë një pompe karburanti në vendbanimin ilegal hebre Eli në Bregun Perëndimor, duke vrarë 4 kolonë izraelitë. Sulme te tilla ndodhin si hakmarrje ndaj pushtuesve izralit per ata qe kane humbur njerezit e tyre nga pushtimi izralit.

Rreth 700 mijë kolonë hebrenj jetojnë ilegalisht në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor e cila eshte toke palestineze. Vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Me sulmet e përgjakshme të Izraelit në Bregun Perëndimor dhe sulmet ajrore në Rripin e rrethuar të Gazës, numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i vitit është rritur në 175./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne