Jordania do të organizoj konferencë ndërkombetare për xhaminë Al Aksa

Jordania do të organizojë një konferencë ndërkombëtare në mbështetje të kompleksit të xhamisë së Al- Aksa- së në Jeruzalemin Lindor më 20 dhjetor, sipas ministrit të punëve islame të vendit.

” Xhamia Aksa përballet me shkelje dhe incidente të rënda dhe të përditshme që provokojnë ndjenjat e të gjithë muslimanëve dhe arabëve,” tha në një deklaratë të hënën ministri i Vakefeve dhe Çështjeve Islame Abdul Nasser Abul Basal.

Ai tha se shkeljet izraelite kanë qenë në rritje kundër vendit të shenjtë në muajt e fundit.

“Kjo reflekton një plan të vendosur nga okupimi [izraelit] për të ndryshuar status kuon historik dhe ligjor në vendin e shenjtë,” tha ai.

Jordania mbikëqyr vendet e shenjta myslimane dhe të krishtere në Jerusalemin Lindor.

Sipas një burimi në ministrinë Jordaneze te Vakefit , Turqia do të marrë pjesë në konferencë me një delegacion të profilit të lartë.

Për myslimanët, Al- Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Çifutët, nga ana e tyre, i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, në të cilin ndodhet Al-Aksa , gjatë Luftës së Lindjes së Mesme në 1967. Ai zyrtarisht aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, duke e cilësuar atë si kryeqytetin e tijj në një lëvizje që kurrë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare.

Jeruzalemi mbetet në qendër të konfliktit të Lindjes së Mesme me dekada, me palestinezët që shpresojnë që Jerusalemi Lindor një ditë të shërbejë si kryeqyteti i një shteti palestinez./ yenisafak/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne