Buxheti 2019/ Tabaku: Batërdi dhe tendera. Kjo është fabula e PPP-ve

“Buxheti PPP-ve”, e ka quajtur Jorida Tabaku, anëtare e komisionit të ekonomisë, buxhetin e vitit 2019, të miratuar këtë të hënë në pralament, nga mazhoranca.

“Të veshur mirë, pasi përgatitën rolet në provën gjenerale pak orë përpara se të niste kuvendi, mazhoranca shkoi të votonte buxhetin PPP në kuvend. Pasi i telendisën shqiptarët me taksa të lloj-llojshme që nga buxheti 2014, qeveria solli në kuvend një buxhet pa krye e pa fund. Për vitin e ardhshëm përveç parave për propagandë do të kemi para vetëm për projektet PPP që do t’i shkojnë oligarkëve. Vlera e PPP-ve do të shkojë 3 miliardë euro duke e çuar borxhin publik në mbi 80% të PBB-së. Oligarkët pasurohen ndërsa shqiptarët punojnë për të paguar taksat, tarifat dhe shërbimet që rriten përditë”, shrpehet deputetja demokrate përmes një shënimi në Facebook.

“Paketa Fiskale vazhdon të konfirmojë traditën e shëmtuar dhe pa bereqet të taksave që rriten në kurriz të biznesit. Synimi është tanimë i qartë; të shkatërrohet tregu për t’u monopolizuar në duart e bizneseve pranë qeverisë. Shqiptarët varfërohen, 50 biznese në ditë mbyllen, 1 në tetë shqiptarë largohet nga vendi ndërsa mazhoranca miraton vendosjen e taksës për një sërë biznesesh të tjera. Batërdi dhe tendera. Kjo është fabula e buxhetit 2019”, e mbyll Tabaku reagimin e saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne