Ushtarët izraelitë rrënuan dy shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite rrënoi dy shtëpi të palestinezëve në qytetin Jerihon në zonën e Bregut Perëndimor të pushtuar.

Ibrahim Abu Avad, shefi i komunës Fasayil, për AA tha se ushtria izraelite ka rrënuar shtëpitë për të cilat pretendonte se nuk kishin lejet e nevojshme në një vend që është caktuar në seksionin C të aranzhimeve administrative dhe të sigurisë të Bregut Perëndimor.

Sipas marrëveshjes tjetër në Oslo, Izraeli dhe Palestina, në vitin 1995, arritën marrëveshje rreth ndarjes se Bregut Perëndimor të pushtuar në tre zona administrative dhe të sigurisë.

Palestinezët mbajnë administratën dhe sigurinë administrative në zonën A, e cila përfshin 18 për qind të territorit të Bregut Perëndimor, ndërsa Izraeli mban administrimin dhe sigurinë në Zonën C, e cila përbën 61 për qind të Bregut Perëndimor. Zona B përfshin një të pestën e Bregut Perëndimor dhe administrata mbahet nga palestinezët dhe siguria është në duart e Izraelit.

Autoritetet izraelite me vite nuk i lejojnë palestinezët të ndërtojnë ose rindërtojnë ndërtesa banimi dhe komerciale në zonën C. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne