Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bakuja dënuan vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh

Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bakuja dënuan vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian dhe bënë thirrje për një përpjekje të përbashkët për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.

Jordania të Dielën dënoi vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh. Sipas Reuters, Jordania gjithashtu bëri thirrje për përpjekje kolektive për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme. Disa orë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Emirateve të Bashkuara Arabe në një deklaratë dënoi vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh.  Në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif, Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Jeihun Bajramov gjithashtu dënoi aktin e fundit terrorist dhe çnjerëzor që çoi në martirizimin e shkencëtarit iranian bërthamore dhe të mbrojtjes Dr. Fakhrizadeh. Në këtë bisedë, Shefi i Departamentit të Politikës së Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, duke shprehur solidaritet dhe ngushëllime, diskutoi gjithashtu mbi gjendjen më të fundit të marrëdhënieve dypalëshe dhe çështje me interes të përbashkët. Dëshmori Mohsen Fakhrizadeh, kreu i Organizatës së Kërkimit dhe Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, u martirizua në makinën e tij pasditen e së Premtes, 27 Dhjetor, në një sulm nga elementë të armatosur terroristë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne