Jordania njoftoi rikthimin e territoreve të saj që përdoreshin nga Izraeli

Jordania njoftoi se rimori fushat Al-Bakura dhe Al-Gamr, të cilat i kishte dhënë me qira Izraelit 25 vite më parë në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Luginës Arabe të vendosur në Tel-Aviv.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah i 2-të të dielën njoftoi se fushat Bakura dhe Gamr, të cilat përdoreshin nga Izraeli, i janë kthyer Jordanisë.

Me këtë deklaratë, kontrolli i Izraelit mbi këto vende u ndërpre dhe nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e ligjeve jordaneze në këto territore.

Pas deklaratës së Mbretit, ushtria jordaneze ngriti flamurin e Jordanisë në veri të Bakuras.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne