Jordania paralajmëron Izraelin për pasojat e aneksimit

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi paralajmëroi të martën për pasoja të rënda në lidhje me marrëdhëniet e vendit të tij me Tel Avivin dhe për paqen në rajon nëse Izraeli anekson pjesë të Bregut Perëndimor dhe Luginës së Jordanit.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Jordanisë thuhet se Safadi mori pjesë në një takim ministror të Komitetit Ndërlidhës Ad Hoc për ndihmë ndaj palestinezëve përmes video-konferencës.

Safadi tha se parandalimi i i Izraelit për aneksim në Bregun Perëndimor do të thotë të mbrosh paqen.

“Mesazhi ynë duhet të jetë i qartë. Vendimi i Izraelit për aneksim nuk do të jetë pa përgjigje. Nëse zbatohet vendimi i aneksimit do të fillojë një konflikt i dhunshëm dhe opsioni i zgjidhjes me dy shtete do të jetë i pamundur. Mundësitë gjithëpërfshirëse të paqes do të shkatërrohen”, tha ai.

Izraeli pritet të kryejë aneksimin më 1 korrik siç u ra dakord midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Benny Gantz, kreut të partisë “Kaltër dhe Bardhë”.

Plani vjen si pjesë e të ashtuquajturës “Marrëveshja e Shekullit” të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump që u prezantua më 28 janar. Ai i referohet Kudsit si “kryeqyteti i pandarë i Izraelit” dhe njeh sovranitetin e Izraelit mbi pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor nën okupim.

Plani kërkon krijimin e një shteti palestinez në formën e një arkipelagu të lidhur me ura dhe tunele.

Zyrtarët palestinezë thonë se sipas planit amerikan, Izraeli do të aneksojë 30-40 për qind të Bregut Perëndimor, përfshirë të gjithë Kudsin Lindor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne