Jordania shfuqizon amnistinë për përdhunuesin që marton viktimën e tij

– Dhoma e Ulët e Parlamentit në Jordani, votoi mbrëmë për shfuqizimin e një pjesë të diskutueshme të Kodit Penal i cili ka shfajësuar përdhunuesit në rast se gjykata pajtohet që ai të martojë viktimën e tij.

Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit të Jordanisë, me shumicë votash miratoi propozimin e qeverisë më të cilin shfuqizohet neni 308 i Kodit Penal, ndërkohë që në seancë ishte i pranishëm edhe kryeministri i Jordanisë, Hani al-Maliqi.

Bëhet fjalë për një dispozitë ligjore që është në fuqi në Jordani që nga viti 1960, dhe me të, autori mund të shmang dënimin nëse pranon të martohet me viktimën e tij, dhe të qëndrojë i martuar për së paku pesë vite.

“Qeveria mbetet e përkushtuar në përpjekjen e saj për të shfuqizuar pjesën e kontestueshme të Kodit Penal dhe të vazhdojë së forcuari sistemin e mbrojtjes së familjes në Jordani”, tha kryeministri al-Maliqi.

Kreu i Sindikatës së avokatëve jordanezë, Mazen Arshidat nga ana e tij tha se pjesa e kontestuar e amnistisë për përdhunuesin ka ndarë njerëzit, dhe përgjatë dekadave ka shkaktuar probleme të shumta humanitare dhe shoqërore.

Projekt vendimi për heqjen e dispozitave kontestuese të Kodit Penal sot pritet të miratohet nga Senati, ndërsa fjalën e fundit e ka mbreti i Jordanisë. Abdullah II./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne