Jordania: Situata në Siri po përmirësohet

Sipas një komunikate të shkruar të Këshillit të Lartë të Mbretërisë, Mbreti Abdullah pati një bashkëbisedim me gazetarët në kryeqytetin e vendit, Aman. Në këtë takim Mbreti Abdullah foli për gjendjen ekonomike të vendit dhe u ndal edhe tek hapja përsëri në muajin tetor pas rreth 3 vjetësh të pikës së kalimit kufitar Xhabir-Nasib, që ndodhet në kufirin ndërmjet Jordanisë dhe Sirisë.

Me rihapjen e pikës kufitare rifilluan edhe marrëdhëniet tregtare,- u shpreh mbreti jordanez, dhe tha: “Shpresojmë që punët të rikthehen në gjendjen e dikurshme. Situata në Siri vjen duke u përmirësuar. Urojmë që Siria të jetë shumë herë më mirë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne