LSI denoncon faljen e taksës për oligarkët. Televizionet e lajmeve i presin fjalën

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili doli të hënën në ora 11 për të denoncuar vendimin skandaloz të qeverise për të ulur nga 15% në 8% tatimin mbi dividentin, madje edhe për vitet e mëparshme.

Por menjëherë sapo u pa se për çfarë po fliste edhe ato TV news qe e lidhën e shkëputën menjëherë konferencën e Vasilit nga selia e LSI. Ai denoncoi si ligjin e Ramës që binte ndesh me premtimet e veta elektorale: “Kush fiton më shumë, paguan më shumë”, po ashtu edhe procedurën antiligjore se si u kalua ai në parlament.

Por askush nga shqiptarët nuk e pa këtë denoncim sepse ai u censurua nga TV-të që gjithashtu përfitojnë nga ulja e kësaj takse. Me siguri ai nuk do të ekzistojë dhe në lajme e mëtejshme të ditës sotme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne