Jugosllavia na ka mbajtur me bukë.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha ka komentuar qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë  Edi Rama, në lidhje me situatën e krijuar me Serbinë.

Ai tha se frazat e përdorura prej tij janë të dyshimta dhe gjithnjë në interes të presidentit të Serbisë.

Rama prodhon aq shumë fraza, krejt të dyshimta në aspektin kombëtar. Të dyshimta janë edhe fraza të tipit historik, Jugosllavia  ishte hapësirë e lirisë, Jugosllavia na ka mbajtur me bukë.

Fraza më të rënda se kaq unë nuk di të them të drejtën, që në situata në ngjashme politike dhe rajonale të guxonte presidenti apo kryeministri i një vendi të thoshte fraza të tilla.

Jugosllavia hapësirë e lirisë është 660 shekuj burg për shqiptarët nga viti ’45 deri në ’91, kjo është hapësira e lirisë që thotë kryeministri.

Në çdo organizim kombëtar, Rama ka shprehur gjithmonë hallin e Vuçiçit, asnjëherë nuk ka parë pozicionin e vështirë të Kosovës”./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne