Kreu i Sindikatës: Situatë e turpshme, drejtuesit e universitetit kërkojnë ta kalojnë në heshtje.

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universitetit të Shkodrës, Peter Saraçi, ka deklaruar se drejtuesit e këtij institucioni po përpiqen ta kalojnë në heshtje skandalin e ryshfetit ku u përfshi rektorja Suzana Golemi.

Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. dr. Suzana Golemi, u pezullua nga detyra, pas transmetimit të një vidioje në emisionin investigativ “Stop”, në TV Klan.

Në këtë vidio, rektorja Golemi shfaqej duke marrë shumën prej 150 euro nga një student, në këmbim të një note kaluese në provim. Lidhur me këtë rast, Peter Saraçi ka thënë se rektorja e cila është shpallur në kërkim, duhej të ishte dorëzuar, ndërsa nuk beson tek drejëtësia.

“Shpreh indinjatën për drejtuesit e universitetit. Kërkojnë ta kalojnë në heshtje, kërkohet ndërhyrje emergjente, një situatë e turpshme dhe absurde.

Kërkojmë mbledhjen e senatit, pezullimin e 2 personave në video, priten edhe publikime te tjera ne media. Të merren masa. Situatë e vështirë në universitet, nuk dihet çfarë po ndodh. Nuk besoj në zgjidhje te organet e drejtësisë.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë me drejtues të institucionit kjo gjë. Rektorja duhej ishte dorëzuar. Shpresoj të mos dëmtojë në regjistrimet e reja për universitetin”./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne