Shqiperia

Jusuf Thaçi: Ata qe mbrojne Skenderbeun jane porno-patriote

Analisti kosovar Jusuf Thaçi ne nje postim qe ka bere ne facebook sot ka mbrojtur myslymanet qe ti vene ferexhe Skenderbeut kur ata falen. Ai ka shkuar:

“O injorantë e urrejtje-nxitës,

Në islam ndalohet falja e namazin para çfarëdolloj figure të gjallesave, qoftë fotografi, pikturë a skulpturë e çfarëdolloj gjallese. Prandaj, gjatë faljes së namazit duhet vendosur perde mes falësit të namazit dhe figurës së gjallesës.

Edhe nëpër odat tona në Kosovë ku është e vendosur fotografia e Adem Jasharit në drejtim të Kibles, ajo foto ose hiqet ose mbulohet gjatë faljes së namazit.

Pra, vendosja e perdes mes falësit të namazit dhe ndonjë figure të gjallesës nuk ka të bëjë me mosrespektimin e figurës, por lidhet me parimin islam të mosngjasimit të adhurimit islam me idhujtarinë.

Myslimani nuk bën sexhde para asnjëlloj figure të gjallesave tokësore, por vetëm para Zotit. Prandaj, në xhami nuk ka figura të gjallesave, madje as në artin islam në përgjithësi nuk ka figura të gjallesave.

Mos bëni tema nga hiçi për të nxitur urrejtje se u bëtë gazi i botës me injorancën e “patriotizmin” tuaj.”

Me pas, pasi Boiken Abazi e ka sulmuar Jusufin per kete status, ai e ka quajtur Boikenin dhe te gjithe ata lahpera qe mbrojne idhullin e Skenderbeut si lepuj dhe porno-patriote. Ja statusi i tij i dyte:

Edhe një gjë për disa “patriotë” shqiptarë!

Ata shqiptarë që gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë qenë 18-60 vjeç dhe nuk janë inkuadruar në UÇK, por kanë ikur si lepujt gjatë luftës, ndërsa sot shesin patriotizëm duke “mbrojtur” statuja heronjsh, ata janë PORNO-PATRIOTË!

Të tillët patriotizmin e kanë për përfitime, jo se e kanë për zemër.

OPINIONE