“Ka fshehur revokimin e vizës nga SHBA”, Komisioneri i Pavarur i Kualifikimit zbulon problemet tek deklarimet e Fatmira Hajdarit

Gjyqtarja e Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari, po përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Gjatë seancës në KPK, është bërë publik një fakt që Hajdarit i është revokuar viza për në SHBA në vitin 2017.

Hetimi për vizës është bërë në mënyrë të pavarur nga KPK dhe rezulton se Hajdarit i është refuzuar viza, por ajo nuk e kishte deklaruar. Në seancë asaj i është kërkuar që të japë shpjegime, por është shprehur se nuk ka pasur dijeni për këtë fakt.

Por më pas është shprehur se autoritetet e ambasadës i janë shprehur se revokimi i vizës është bërë për shkak se gjyqtarja ishte në veting. Hajdari nga ana e saj ka thënë se nuk ka pasur refuzim vize dhe sipas saj i është kërkuar me telefon që të paraqitet në ambasadë, dhe kur është paraqitur dhe i kanë mbajtur pasaportën dhe i kanë revokuar vizën.

Për këtë çështje avokati i Fatmira Hajdarit, Maks Haxhia u shpreh: Në formular thuhet tregoni nëse ju kanë refuzuar vizën dhe jo revokuar. Kjo nuk do të thotë që integriteti dhe figura është e cënuar, pasi revokimi është në varësi të vendimit që do merret nga KPK.

Edhe sot e kësaj dite ne nuk dimë datën e saktë se kur u revokua viza, sot do i bëjmë kërkesë ambasadës.

Por edhe sikur të kishte dijeni , janë dy koncepte të ndryshme, revokimi dhe refuzimi. Ne do kërkojmë riçelje të hetimit edhe për komponentin e tretë, atë të aftësive profesionale. Kemi një mbrojtje prej mëse 40 faqesh për dy kriteret./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne