Nga Savash VELIU
Para ca ditëve deklarata e Institucionit Egjiptian për Fetva që përshkruan pushtimin e Stambollit si “okupim otoman” ishte një turp për institucionin në fjalë që zemëroi shumë dijetarë dhe musliman anembanë botës islame duke zgjuar dënimet në korrë nga njerëzit kompetent për fetva dhënie.
Kjo Fetva absurde erdhi në spikam kur në xhaminë Aja Sofia u këndua KURAN me rastin e përvjetorit të çlirimit të Stambollit.
Dhe nuk vonoi Këshilli i fetvave për EGJIPTIN nëpërmjet deklaratës së tyre thanë se “kjo është një manovër politike nga Tayip Erdogan bazuar në rihapjen e Aja Sofisë ku shumë politikanë e kanë tentuar këtë akt por kjo nuk e ndryshon të vërtetën se Kostandinopoja është një qytet i pushtuar nga Perandoria Osmane” kanë theksuar ata.
Ali Muhyiddin al-Karadağı, Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, tha se deklarata e Institucionit Egjiptian për Fatva “ishte një turp për “Bordin Egjiptian i Fetvave një institucion shtetëror që boton fetva në lidhje me çështjet e përditshme. Ishte qesharake për ne një fetva që e cilëson marrjen e STAMBOLLIT një okupim otoman”. Nëpërmjet kësaj deklarate unioni i dijetarëve muslimanë e dënon këtë qëndrim duke thënë se regjimi i puçistit SISI i ka kthyer ata në kukulla duke e humbur dinjitetin që kanë si institucion.
Ali Karadagi tha se “E dimë, Greqia reagoi në ditët e kaluara për këtë çështje. Mbështetja mund të vijë Greqisë nga disa vende ortodokse por që komiteti i fetvave të Egjiptit të thotë që Otomanët ju pushtuan, jo ju nuk keni të drejtë këtu.
Ai gjithashtu shtoi se; “A është akoma Kostandinopojë? Do të publikoni fetva në emër të Islamit dhe do ta cilësoni Fatih Sulltan Mehmetin si pushtues?
Kështu apo jo … ” reagoi duke bërë disa pyetje retorike.
Një kohë e pyetën një njeri të mençur para shumë kohësh: “Kur shkatërrohet një shoqëri?”
“Kur ka intelektual pa fe dhe fetarë pa intelekt”, Iu përgjigj Ibën Mu’riu.
Nejse tani si zakonisht ti hyjmë më së thelli çështjes së kësaj Fetvaje Politike jofetare të ca ‘dijetareve’ hipokrit apo Dinar Hoxhave të kapur peng nga puçisti Sisi qe vjen si pasoj e kryesuar nga qarqet e thella të pushtetit egjiptas në krye me koptët një pakicë jomuslimane por që njihen si dominues dhe kreatorët të pushteteve në Egjipt që kanë lidhje shumë shekullore me Grekët siç është njëri prej kastit të kopteve ose strukturave egjiptase që i takon Kishës së Aleksandrisë dhe ndërkohë njihet si krye krimineli Butros Butros Gali, ai që lejoi gjenocidin boshnjak dhe atë Kosovar të viteve ’90-ta!
Perndryshe kopti i zi B.B. Gali i takon vijës Frankofone si i pari kryetar i saj në Egjipt dhe vijës së Trilingut Greqi – Egjipt – Francë. Babai i Galit kopt i zi i cili më vitin 1908 ishte Premieri i Egjiptit tregon sa të thella janë rrënjët e koptëve krishter ortodoks të lidhur me grekët që në çdo projekt i rrinë pran njëri tjetrit, sepse edhe grekët e zi janë me preardhje kopte të sojit Ramzes.
Kjo një, e dyta; Poashtu Kisha Ortodokse Krishtere e Egjiptit është e varur ose nën kontrolin direkte nga Kisha Greke autoqefale kurse grekët në anën tjetër janë në lidhje miqësore edhe me shtetin Francez…
Kjo është njëra anë e medaljes që zbulon përse u dhemb këtyre klerikëve egjiptas të prokllamojnë kësi broçkulla se Konstantiniye është e pushtuar e jo e çliruar nga Fatih Sulltan Memedi, ngase këta trilinget janë gjithnjë në aleancë korale politike dhe shpirtërore përball interesave të Turqisë kur ajo shënon fitore të jashtëzakonshme si në aspektin diplomatik ashtu edhe ate ushtarake, një aleancë që dita ditës vetëm humb dheun nën këmbë që su ndihmon edhe mbështetja israelite ne fushbetejat gjeopolitike të Sirisë, Mesdheun Lindor dhe së fundi në Libi..!
Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan kishte thënë;
”Unë nuk e bëra këtë betejë, për pozitë, për post, dhe për famë, apo që t’ë me jepnin mua vota njerëzit.
Çfarë do gjë që kam bërë, e kam bërë vetëm për hir të të madhit Zot!
E këta fetvaxhit egjiptian cilës kauzë i mbështeten kur japin deklarata antiislame mbetet në ndërgjegjen e tyre të shihet nëse e kanë ruajtur atë!/gazetaimpakt