“Ishte një tjetër tallje”, maturantët i rikthehen protestës para Ministrisë së Arsimit

Qindra maturantë janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit, menjëherë pasi kanë përfunduar edhe testin e matematikës, sikurse edhe e paralajmëruan.

Ata kërkojnë përgjigje nga ministria për 10 pikat e dorëzuara prej tyre dhe shprehen se nuk do tërhiqen deri në fund.

Një prej maturanteve që ka qenë pjesë e protestës së sotme, ka thënë se testi i matematikës ishte i një niveli shumë të lehtë krahasuar me atë të letërsisë, por sipas saj ky fakt nuk kompenson vështirësinë që patën në testin e letërsisë.

“Ishte një tjetër tallje. Ishte i një niveli shumë të lehtë, kjo nënkupton që edhe masat për mbarëvajtjen e provimit nuk ishin në nivelin e duhur.

Pavarësisht kësaj kjo nuk e kompenson atë çfarë ndodhi me provimin e letërsisë,”-tregoi maturantja./tpz

           

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne