“Izraeli posedon 90 koka bërthamore”

Izraeli besohet se posedon midis 80 dhe 90 koka bërthamore, bëri të ditur sot Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Në një raport, SIPRI tha se Izraeli vazhdon të ndjekë një politikë paqartësie në lidhje me programin e tij bërthamor.

Thuhet se numri i kokave bërthamave në Izrael është rritur në 90, nga 80 koka luftarake në vitin 2019.

“Nëntë shtetet e armatosura bërthamore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Republika Demokratike Popullore e Koresë (Koreja e Veriut) së bashku zotërojnë rreth 13.400 armë bërthamore në fillim të vitit 2020”, thuhet në raportin e SIPRI.

Në vitin 2015, Instituti për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare me qendër në Washington DC tha se Izraeli ka prodhuar 115 koka bërthamore që kur filloi t’i bëjë ato në vitin 1963.

Numri i vërtetë i armëve bërthamore të Izraelit mbetet një sekret i mbrojtur nga afër./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne