Zgjedhjet në Serbi, partitë shqiptare për herë të parë në një listë të përbashkët

Partitë shqiptare nga Lugia e Preshevës për herë të parë në zgjedhjet parlametare do të marrin pjesë të bashkaur, me një listë zgjedhore. Udhëheqësit e tyre duan tri ulëse, në vend të një deputeti sa ka në përbërjen e tanishme. Deri te ky qëllim mund t’i shpie dalja e madhe e simptaizuesve, përkundër daljes së ulët të numrit të përgjithshëm të votuesve.

Për bashkimin e partive shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në listën “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, janë pajtuar pesë nga gjithsej gjashtë partitë shqiptare.

Votat e mbështetësve të tyre i kanë bashkaur Partia për Veprim Demokratik (PVD), Alternativa për Ndryshime, Partia Demokratike, Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) dhe Lëvizja për Reforma në PDSH. Vetëm Partia Demokratike Shqiptare ka mbetur jashtë koalicionit.

Një nga nismëtarët e bashkimit të tyre ishte ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili me përfaqësuesit e këtyre partive në janar mbajti një takim në Tiranë, ndërsa ky hap është mbështetur edhe nga politikanët kosovarë.

“Ishim në atë takim për ta bërë një listë të përbashkët dhe mendoj se kjo është një gjë e mirë për partitë politike shqiptare. Po që se ishim të ndarë, nuk do të mund të merrnim më shumë se një deputet, kurse tani presim të kemi tre deputetë në Parlamentin e Serbisë”, theksoi Nagip Arifi, kryetar i Partisë Demokratike nga Bujanoci.

Kjo është marrëveshja e parë në mes të partive politike të shqiptarëve.

“Të gjitha partitë politike kontribuan, së pari për mbledhjen e nënshkrimeve, dhe më pas vendosëm se kush do të jetë i pari, i dyti, i treti”, ka thënë Arifi.

Idetë për bashkimin e partive kanë ekzistuar edhe më parë, por përherë kishte shumë probleme, tha Arifi për Anadolu Agency (AA).

“Num mund të dakordoheshim për çështje të rëndësishme. Secila parti synonte të merrte vendin e parë apo të dytë, kështu që nuk merreshin parasysh disa kritere, por çdonjëra në mënyrën e saj përpiqej të vendoste intersin e saj. Kësaj radhe, kur u arrit marrëveshja, kishim parasysh situatën në terren dhe vendet në lista i përcaktuam në raport se sa këshilltarë ka partia në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”, shpjegoi Arifi.

Pasi pjestarët e pakicës kombëtare shqiptare, me ftesë të udhëheqësve politikë, bojkotuan në masë të madhe regjstrimin e popullatës të vitit 2011, nuk dihet numri i sakt i shqiptarëve në Serbi.

Ai shpreson se një numër i konsiderueshëm i votuesve do të shfrytëzon të drejtën e tyre.

“Nëse popullata del në votime, mund të marrim më së shumti tri mandate në Parlamentin e Serbisë. Ne shpresojmë se ata, para së gjithash, të mbrojnë intersat e komunitetit kombëtar shqiptar, si dhe të kontribuojnë që Serbia sa më shpejtë të hyjë në Bashkimin Evropian”, tha Arifi.

Prioritet i tyre është që “shqiptarët të arrinë të drejta aq sa ka komuniteti serb në Kosovë”.

“Ne nuk kërkojmë asgjë më tepër e as më pak. Ka shumë gjëra, por mendoj se, sa i përket arsimit, kulturës, zhvillimit ekonomik, nuk është situata pikërisht ashtu si e serbëve në Kosovë”, konsideron Arifi.

Ai nuk është në listën e deputetëve, pasi që në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen krahas atyre parlamentare dhe krahinore, do të kandidojë për kryetarë të Komunës së Bujanocit. Këtë pozitë ai e ushtroi për dhjetë vite me ndërpreje nga viti 2002 deri në 2016, apo dy mandate e gjysëm. Pritet që në postin e kryetarit të komunës të zëvendësojë Shaip Kamberin, udhëheqësin e Partisë për Veprim Demokratik, i cili është bartës i listës “Lugina e Bashkuar”.

Në nivel paralamentar, unitet, kurse në nivel lokal, rivalitet

“Për sa i përket asaj që shihet në terren, partia jonë do të dalë e para në Bujanoc. Ne kemi përpiluar një program, do t’i japim përparësi zhvillimit ekonomik, kemi njohuri për situatën në gjithë vendin, jo vetëm në Bujanoc. Mendoj se këto katër vite…mjaft e kishte kjo qeveri, e cila për dhjetë ditë do të shkojë në shtëpi dhe të pushojë pak. Nuk arriti të bëjë asgjë sa i përket zhvillimit ekonomik”, tha Arifi.

Në zgjedhjet lokale në Bujanoc garojnë pesë parti shqiptare, dy parti serbe dhe dy rome.

Nga ana tjetër, po ashtu edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, e konsideron të duhur vendimin politik të bashkimit të partive politike shqiptare për zgjedhjet paralamentare.

“Kjo është hera e parë që dalin në zgjedhje parlamentare të gjitha partitë politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Ajo që është me rëndësi, se me mbështetjen e Tiranës arritën marrëveshje të përbashkët, e me këtë i kanë dhënë mbështetje edhe popullatës shqipëtare të dalin në votime”, theksoi Mustafa.

Ai thekson se kjo është e rëndësishme për jetesën politike në Luginën e Preshevës, ndërkaq situatën aktuale politike e qujati “të jashtëzakonshme për shqpitarët”.

“Jemi në prag të një zgjidhjeje përfundimtare e cila duhet të dalë nga dialogu Kosovë-Serbi dhe në këtë dialog duhet të hapen të gjitha temat e mundshme në mes Beogradit dhe Prishtinës dhe të gjinden zgjidhje nga të cilat do të jenë të kënaqura të gjitha palët. Disa herë kam thënë hapur se nuk mund të ketë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore midis Prishinës dhe Beogradit nëse urë e këtyre marrëdhënieve nuk është Lugina e Preshevës”, theksoi Mustafa.

Ai është i mendimit se “në Ballkan nuk mund të ketë paqe deri sa të miratohen standarde unike të trajtimit të pakicave kombëtare”.

Të drejtën e votimit për të zgjedhur një nga 21 listat në zgjedhjet e 21 qershorit e kanë 6.583.665 votues në Serbi. Zgjedhjet do të mbahen në 8.386 qendra votimi, kurse fletëvotimet shtypen në 12 gjuhë. Lista “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” ndodhet në numrin rendor 16./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne