BE ka shkelur ligjet ndërkombëtare në lidhje me refugjatët

Organizata Amnesty International thotë se Bashkimi Evropian ka shkelur hapur ligjet ndërkombëtare duke detyruar mijëra refugjatë afganë të kthehen në atdheun e tyre të shkatërruar nga lufta, ku përballen me rreziqet e vdekjes, torturës dhe tmerret e tjera.

Në një raport të lëshuar të enjten, grupi i të drejtave të njeriut me bazë në Londër rendit rastet e “vuajtjeve” të afganëve të riatdhesuar nga vende evropiane si Norvegjia, Holanda, Suedia dhe Gjermania. “Në vendosmërinë e tyre për të rritur numrin e dëbimeve, qeveritë evropiane po zbatojnë një politikë që është e pamatur dhe e paligjshme”, tha Anna Shea, hulumtuesja e Amnesty International mbi të drejtat e refugjatëve dhe të emigrantëve. “Me qëndrim të verbër ndaj dëshmive se dhuna është në një nivel të lartë dhe asnjë pjesë e Afganistanit nuk është e sigurtë, vendet evropiane i vënë njerëzit përballë rrezikut të torturës, rrëmbimit, vdekjes dhe tmerre të tjera”, shtoi ajo. Raporti, i cili përfshin intervista me disa afganë të riatdhesuar, njofton se disa nga të kthyerit janë vrarë ose plagosur në sulmet me bomba në Afganistan, një vend plot me terroristë të grupeve Taleban dhe ISIS./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne