Kabul, shpërthim i fuqishëm pranë zonës së misioneve diplomatike

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë lagjes ku ndodhen misionet diplomatike në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Zëdhënësi i drejtorit të policisë së Kabulit, Ferdous Faramarz tha se shpërthimi ndodhi në Zonën 9 policore në afërsi të lagjes ku ndodhet Ambasada e SHBA-ve në Kabul dhe misionet tjera diplomatike në lindje të qytetit.

Ende nuk dihet nëse ka të vdekur apo të plagosur nga shpërthimi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne