Kacafyten shoferi dhe pasagjerja, autobusi përfudon në lumë dhe shkakton dhjetëra viktima

Një kacafytje midis shoferit të një autobusi dhe një pasagjereje bëri që një autobus të zhytet në lumë, duke lënë të vdekur 15 persona.

Në një video prej tetë sekondash e publikuar nga policia e qytetit të Chongqing të Kinës, shihen shoferi dhe pasagjerja teksa kacafyten me njëri-tjetrin, në momentet para se autobusi të dalë nga kontrolli dhe të zhytet në ujë.

Një deklaratë nga policia e rrethit Wanzhou thotë se pasagjerja 48 vjeçare i kërkoi drejtuesit të ndalonte në një stacion, por ai nuk u dal.

Kjo shkaktoi edhe përleshjen që përfundoi me tragjedi.

Deklarata e policisë tha se sjellja e shoferit dhe e pasagjeres rrezikoi sigurinë publike dhe shkeli ligjin.

Ekipet e shpëtimit hoqën mbetjet e autobusit nga lumi natën e së mërkurës. Tridhjetë trupa janë gjetur dhe dy mbeten të zhdukur, tha agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Burimi: MESAZHI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne